Kamp Trajnimi: Konservimi i objekteve arkeologjike dhe përgatitja për muzealizim i koleksionit arkeologjik të Muzeut të Beratit – SmileAL

Kamp Trajnimi: Konservimi i objekteve arkeologjike dhe përgatitja për muzealizim i koleksionit arkeologjik të Muzeut të Beratit

img1 img2

Fillimi i projektit:10/09/2024

Përfundimi i projektit:28/10/2024

Ditë të mbetura:0 ditë

Shuma deri më tani

3333333 Lekë

Objektivi:3333333 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

QEND.NDERKOMB.PER ARKEOLOGJINE SHQIPTARE

Përshkrimi

Një Kamp Restaurimi Arkeologjik do të organizohet si një bashkëpunim mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Innovacionit, Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore të Universitetit të Tiranës, Bashkisë Berat dhe Qendrës Ndërkombëtare për Arkeologjinë Shqiptare. Objektivi është sjellja së bashku e studentëve dhe profesionistëve të rinj në një përvojë teorike dhe praktike me objekt konsrvimin e artifakteve arkeologjike (rreth 200 të tillë prej qeramike, bronzi, hekuri, qelqi) që i përkisnin dikur koleksionit të Muzeut Historik të Beratit (i mbyllur prej më shumë se 30 vjetësh). Ky koleksion i dokumentuar dhe konservuar sipas kritereve bashkëkohore, do të përbëjë bërthamën e një Muzeu të ri Arkeologjik të qytetit. Berati është një qytet historik, regjistruar në 2008 si Pasuri Botërore nga UNESCO. Plani i tij urban dhe arkitektura rezidenciale e periudhës otomane përfaqësojnë shembullin më të mirë të një qyteti Ballkanik të shekujve të 18të dhe 19të. Muzeu historik i qytetit ka qenë mbyllur qysh në fillim të viteve 1990. Për më shumë se 30 vjet, koleksioni i vogël, por shumë cilësor arkeologjik ruhet i mbyllur në mjediset e Muzeut Etnografik, por i pakonservuar prej më shumë se katër dekadash. Statusi i pasurisë botërore e ka sjellë Beratin në vëmendjen e një numri gjithmonë në rritje vizitorësh. Bashkia është e interesuar për të bashkëpunuar me MEKI-n, UT-në dhe partnerët nga shoqëria civile për ngritjen e Muzeut të ri Arkeologjik. Ky projekt do të krijojë bërthamën rreth të cilës do të mund të ngrihet ky muze. MEKI do të mund ta pasurojë ndjeshëm koleksionin me gjetje të tjera të rëndësishme të viteve të fundit. Muzeu do të prezantojë në mënyrë bashkëkohore traditat kulturore lokale si dhe historinë e përbashkët europiane që nga periudha e shfaqjes së bujqësisë dhe jetës sedentare, e deri në periudhën e vonë Mesjetare.

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

taxactionimg
Cfarë ajri thith une?
05/05/2025 - 05/09/2025

Shuma deri më tani:

21010 ALL

Objektivi:998800 ALL

taxactionimg
Promovimi i Vlerave Rotariane për Një Botë Më Të Mirë: 33 Vjet Rotary Club Tirana dhe 1 Vit Distrikti
03/03/2025 - 19/03/2025

Shuma deri më tani:

46010 ALL

Objektivi:500000 ALL

taxactionimg
Krijimi i një laboratori të Lëndëve Biologji dhe Kimi për shkollën 9-vjeçare “Koto Hoxhi" Gjirokastër
10/02/2025 - 10/08/2025

Shuma deri më tani:

74015 ALL

Objektivi:1000000 ALL

Shiko të gjitha projektet