DigiFin për Vajzat – SmileAL

DigiFin për Vajzat

Fillimi i projektit:01/10/2024

Përfundimi i projektit:31/01/2025

Ditë të mbetura:18 ditë

Shuma deri më tani

48000 Lekë

Objektivi:600000 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

QENDRA PER INOVACION DHE FINANCA TE QENDRUESHME

Përshkrimi

Projekti “DigiFin për Vajzat” synon të fuqizojë vajzat e Qendrës Rinore Venerini dhe Shtëpisë Rozalba duke u ofruar trajnime në financat personale dhe aftësi digjitale, me qëllim që t’i ndihmojë ato të zhvillojnë kompetenca kyçe për suksesin e tyre personal dhe profesional. Në një botë ku teknologjia dhe menaxhimi i financave janë të domosdoshme, këto vajza përballen me sfida si mungesa e njohurive për menaxhimin e parave dhe aftësive digjitale, që i bën më të ekspozuara ndaj vështirësive ekonomike. Ky projekt adreson këto boshllëqe duke i pajisur vajzat me njohuritë e duhura për të menaxhuar më mirë të ardhurat e tyre dhe për të përdorur teknologjinë në mënyrë të sigurtë dhe efikase.
“DigiFin për Vajzat” synon gjithashtu të ulë pabarazitë gjinore duke krijuar më shumë mundësi për vajzat që të zhvillojnë aftësi në fushat e financave dhe teknologjisë. Me fokus të veçantë në edukimin për menaxhimin e financave personale dhe përdorimin e teknologjisë, ky projekt krijon një bazë të fortë për pavarësinë e tyre financiare dhe rritjen e vetëbesimit. Duke i pajisur me aftësi të dobishme për të ardhmen, vajzat mund të shfrytëzojnë më mirë mundësitë dhe të mbrojnë veten nga rreziqet financiare si mashtrimet dhe vështirësitë ekonomike

 

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

Edukim dhe Punësim për të Tejkaluar Varfërinë dhe Stigmatizimin. Krijimi i Akademisë Profesionale për të Rinjtë Romë
03/01/2025 - 03/05/2025

Shuma deri më tani:

6000 ALL

Objektivi:1500000 ALL

Fuqizimi I shëndetit dhe mirëqënies:laboratorë të angazhimit me punë për personat e rritur jetimë me aftësi të kufizuara në nevojë
02/12/2024 - 02/04/2025

Shuma deri më tani:

77000 ALL

Objektivi:598993 ALL

Klubi Letrar
25/11/2024 - 02/12/2024

Shuma deri më tani:

114111 ALL

Objektivi:111111 ALL

Shiko të gjitha projektet