Edukimi për të Ardhmen – SmileAL

Edukimi për të Ardhmen

Fillimi i projektit:10/10/2021

Përfundimi i projektit:10/04/2022

Ditë të mbetura:0 ditë

Shuma deri më tani

75724.06 Lekë

Objektivi:3058000 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Qendra The youth of URA

Përshkrimi

Ndërprerja e shërbimeve arsimore për shkak të situatës së krijuar prej covid-19, ka krijuar një boshllëk të madh me pasoja serioze dhe afatgjata në të nxënit akademik, social dhe emocional. Situata në vend nuk është e njëjtë për të gjitha grup moshat apo kategoritë sociale. Të mësuarit në distancë ishte një metodë plotësisht e re si për stafin akademik ashtu dhe për nxënësit, prindërit të cilët u ndeshën me shumë sfida që nga mungesa e pajisjeve, mungesa e internetit. Këto elemente çuan në krijimin e boshllëqeve akademike, në veçanti tek grup moshat e fëmijëve të familjeve me defiçenca ekonomike. Shkëputja nga rutina e përditshme e procesit mësimor ka ndikuar në përkeqësimin e kohezionit social, mungesa e kontaktit me bashkëmoshatarët. Privimi nga aktivitetet sociale-kulturore-sportive ndikon në përkeqësimin e shëndetit mendor. Këto vështirësi shumëfishohen për kategorinë e grupeve të marxhinalizuara të cilat nuk kanë patur mundësi aksesi në pajisje teknologjike, akses në mbulim me internet, fëmijë të cilët i përkasin komunitetit romë dhe egjiptian, me nevoja të veçanta, që janë vetëm me një prind etj. Bashkia Dimal është një nga bashkitë e vogla e cila e ka ndjerë më së tepërmi këtë problematikë edhe për vetë faktin që ka mbi 187 familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike dhe ku 69,1% e popullsisë janë me arsim 9-vjecar. Projekti ‘Edukimi për të ardhmen’ ka si qëllim kryesor të suportojë procesin e të nxënit për 100 fëmijë/ të rinj nga familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike nga bashkia Dimal. Objektivat specifike janë ofrimi i infrastrukturës teknologjike për 30 familje për zhvillimin e procesit mësimor në shtëpi (linjë interneti) dhe të lehtësojë procesin e amortizimit të defiçensave mësimore për 50 fëmijë me programe të personalizuara edukative. Ne besojmë që investimi në edukim është investim për kombin! Bëhu pjesë e projektit tonë, ofro dritë për diturinë në Dimal!

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

TE KUJDESEMI QE VETMIA MOS TE NA LERE ME SHUME RRUDHA NE SHPIRT SESA NE FYTYRE
01/03/2024 - 30/06/2024

Shuma deri më tani:

36100 ALL

Objektivi:550000 ALL

Mbeshtesim maternitetet te kujdesen per te porsalindurit dhe te shpetojne jete – inkubatore per te porsalindurit.
01/03/2024 - 30/06/2024

Shuma deri më tani:

386900 ALL

Objektivi:9428000 ALL

SË BASHKU NE MUNDEMI TË NGJISIM EDHE MALIN MË TË LARTË!
20/02/2024 - 12/03/2024

Shuma deri më tani:

333300 ALL

Objektivi:333300 ALL

Shiko të gjitha projektet