Ekuipazhi i Mirësisë – SmileAL

Ekuipazhi i Mirësisë

Fillimi i projektit:17/09/2024

Përfundimi i projektit:19/03/2025

Ditë të mbetura:36 ditë

Shuma deri më tani

46010 Lekë

Objektivi:599265 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Dorcas Aid International Albania

Përshkrimi

Ekuipazhi i Mirësisë është një projekt transformues që lidh të moshuarit me të rinjtë përmes vullnetarizmit dhe akteve të mirësisë. Përmes platformës tonë synojme te forcojmë lidhjet mes brezash dhe rritim cilësinë e jetës për të moshuarit. Ne ofrojmë mundësi për të rinjtë të angazhohen dhe të zhvillojnë aftësi përmes aktiviteteve dhe trajnimeve, ndërkohe që ndihmojmë të moshuarit që përballen me sfida fizike, ekonomike dhe sociale.Qëndrueshmëria e saj do të arrihet përmes mbështetjes dhe monitorimit të vazhdueshëm për të siguruar angazhimin e vullnetarëve.Kjo iniciativë do të nxisë empatinë dhe do të frymëzojë të rinjtë që të japin kontributin e tyre të cmuar si vullnetarë të denjë të komunitetit. Do të organizojmë fushata ndërgjegjësuese për të rekrutuar vullnetarë përmes mediave sociale dhe ngjarjeve lokale. Do të integrojmë shërbimin komunitar në shkolla dhe universitete, duke inkurajuar të rinjtë të bëhen vullnetarë dhe të rindërtojnë marrëdhënie me të moshuarit.Ne synojmë të angazhojmë 200 vullnetarë gjatë vitit të parë dhe të krijojmë një ndikim të qëndrueshëm në komunitet. Përfshirja dhe nxitja e të rinjve për të ofruar përkujdesje ndaj të moshuarve do të çojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Bëhuni pjesë në këtë iniciativë për të ndihmuar dhe për të ndikuar pozitivisht n% shoqërinë tonë! Eja dhe ti në bord për të ndihmuar ekuipazhin tonë për të shpërndarë thesarin e mirësisë.

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

Krijimi i një laboratori të Lëndëve Biologji dhe Kimi për shkollën 9-vjeçare “Koto Hoxhi" Gjirokastër
10/02/2025 - 10/06/2025

Shuma deri më tani:

19000 ALL

Objektivi:1000000 ALL

Edukim dhe Punësim për të Tejkaluar Varfërinë dhe Stigmatizimin. Krijimi i Akademisë Profesionale për të Rinjtë Romë
03/01/2025 - 03/05/2025

Shuma deri më tani:

24000 ALL

Objektivi:1500000 ALL

Fuqizimi I shëndetit dhe mirëqënies:laboratorë të angazhimit me punë për personat e rritur jetimë me aftësi të kufizuara në nevojë
02/12/2024 - 02/04/2025

Shuma deri më tani:

123000 ALL

Objektivi:598993 ALL

Shiko të gjitha projektet