Fillimi i projektit:12/09/2024
Përfundimi i projektit:12/03/2025
Ditë të mbetura:0 ditë
Shuma deri më tani
800000 LekëObjektivi:800000 ALL
Zbatues
Qendra Jonathan
Përshkrimi
Truri i një fëmije është më i ndjeshëm dhe fleksibël gjatë viteve të hershme të jetës, prandaj ndërhyrjet e hershme kanë një ndikim të madh në zhvillimin e aftësive të tyre kognitive, sociale dhe motorike.
Për një fëmijë me nevoja të posaçme ajo bëhet vendimtare drejt arritjes së ëndrrave të tyre për të luajtur me shokët, për të shkuar në shkollë dhe për të arritur maksimumin e potencialit të tyre herët në jetë.
Qendra Jonathan plotëson këtë nevojë kaq themelore përmes terapive për mbi 50 fëmijë me Sindromën Down, Autizëm, Encefalopati dhe diagnoza të tjera, të moshës 0-8 vjeç, por kemi nevojë për ndihmë. Në mënyrë që programi i ndërhyrjes së hershme të zbatohet me sukses, kemi nevojë për mjete terapie innovative, veçanërisht ato për integrimin sensorial, fizioterapi dhe terapinë e të folurës.
Kur përdoren mjetet e duhura për edukimin specifik, fëmijët mund të përfitojnë më shumë dhe më shpejt në zhvillimin e aftësive të ndryshme. Përveç kësaj, përdorimi i këtyre materialeve rrit produktivitetin e seancave terapeutike dhe ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetës së përditshme të fëmijëve me nevoja të posaçme, duke i përgatitur ata për përfshirje më të mirë në shoqëri dhe në aktivitete të tjera të jetës. Le të Fuqizojmë Ëndrrat bashkë duke dhuruar për mjetet e terapive kaq të nevojshme për fëmijët tanë!
Foto dhe Video rreth projektit
Projekte të tjere
Shuma deri më tani:
46010 ALL
Objektivi:500000 ALL
Shuma deri më tani:
38000 ALL
Objektivi:1000000 ALL
Shuma deri më tani:
37000 ALL
Objektivi:1500000 ALL