Fillimi i projektit:02/12/2024
Përfundimi i projektit:02/06/2025
Ditë të mbetura:17 ditë
Shuma deri më tani
241100 LekëObjektivi:598993 ALL
Zbatues
Shoqata Projekti Shpresa
Përshkrimi
Të rriturit jetimë me aftësi të kufizuara (TRRJAK) në nevojë shpesh përballen me sfida unike psikosociale, duke përfshirë izolimin, vetëvlerësimin e ulët dhe vështirësitë me ndërveprimet sociale. Prandaj, ky projekt synon të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien e 49 (TRRJAK), duke i integruar në Laboratorët e Angazhimit me Punë të Shoqatës “Projekti Shpresa”, Shkodër.
Do të krijohet një mjedis i strukturuar, i pajisur për të mundësuar aktivitete si pirografia, kopshtaria, artizanati dhe arti në përshtatje për interesat dhe kompetencat individuale, duke u ofruar mundësi për zhvillim aftësish të reja, për tu shprehur, për të përmirësuar aftësitë njohëse e motorike dhe për tu fuqizuar.
Për ti mbështetur më tej , do tu ofrohet asistencë e individualizuar përmes stafit profesional dhe vullnetarëve duke siguruar që secili të angazhohet në aktivitete pune duke marrë udhëzimet dhe mjetet e nevojshme.
Në njohje të përpjekjeve të tyre, 29 përfitues me aftësi pune do të përfshihen në një program gjithëpërfshirës kompensimi dhe përfitimi për të marrë bonuse referimi si një motivim jo vetëm për të shpërblyer angazhimin e tyre, por edhe për të inkurajuar pjesëmarrjen e vazhdueshme, duke kontribuar në një përvojë pozitive dhe fuqizuese.
Projekti gjithashtu do të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e gjithepërfshirjes dhe shëndetit mendor përmes disa ngjarjeve komunitare gjatë muajit të ndërgjegjësimit për shëndetin mendor në maj.
Ne do të vlerësojmë shumë çdo kontribut që do të ndihmonte për të mundësuar realizimin e nismës për angazhimin me punë të këtyre personave jetimë, e cila shpresojmë shumë të jetë e qëndrueshme në projektet tona në të ardhmen për një investim të sigurt në fushën e kujdesit socio-shëndetësor. Në fund, ky projekt synon të krijojë një ndikim të qëndrueshëm pozitiv në jetën e TRRJAF, duke rritur cilësinë e jetës së tyre dhe duke i integruar ata në komunitetin më të gjerë.
Foto dhe Video rreth projektit
Projekte të tjere
Shuma deri më tani:
7010 ALL
Objektivi:998800 ALL
Shuma deri më tani:
46010 ALL
Objektivi:500000 ALL
Shuma deri më tani:
49000 ALL
Objektivi:1000000 ALL