Fushata “Kovat Blu” – Kujdes dhe Mbrojtje për të Moshuarit – SmileAL

Fushata “Kovat Blu” – Kujdes dhe Mbrojtje për të Moshuarit

Fillimi i projektit:10/10/2021

Përfundimi i projektit:10/04/2022

Ditë të mbetura:0 ditë

Shuma deri më tani

224400 Lekë

Objektivi:1374787 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Dorcas Aid International Albania

Përshkrimi

Të kujdesesh për ata që dikur janë përkujdesur për ne, është një nga nderimet më të larta.
Kontribuo për kauzën e “Dorcas Aid International” Albania, që jo vetëm të plotësojmë nevojat bazë për të moshuarit e vetmuar, por t’u qëndrojmë pranë dhe t’u sigurojmë mbështetje njerëzore dhe sociale.
Dorcas Aid International Albania nëpërmjet fushatës “Kovat Blu” do të sigurojë ndihmë materiale për 370 të moshuar në zona rurale dhe urbane që jetojnë në kushte të vështira, pa mbështetje, të vetmuar e të braktisur, por mbi të gjitha, do të mundësojë përfshirje sociale dhe prekje njerëzore, të cilën nuk e kanë marrë për një kohë të gjatë. Fushata synon të mobilizojë komunitetin e gjerë dhe të tërheqë vëmendjen e autoriteteve për moshën e artë tashmë të harruar. Ne besojmë tek forca dhe dëshira njerëzore për të ndihmuar dhe së bashku mund të nxisim dhe ndërgjegjësojmë komunitetin për kauzën e moshës së tretë; mund të aktivizojmë të rinjtë, mund të përfshijmë shkolla komunitare, mund të angazhojmë individë me influencë, biznese të rajonit edhe më gjerë, si dhe institucionet përgjegjëse për të reflektuar dhe ndërmarrë nisma për situatën e të moshuarve në nevojë.
Një donacion i vetëm mund të ndryshojë jetën e një të moshuari. 1 kovë blu do të thotë 1 pako ushqimore dhe një mjet praktik ndihme. Fushata “kovat blu” do të thotë jo vetëm përkujdesje e mbështetje materiale dhe shpirtërore e drejtpërdrejtë, por edhe aktivitete sociale, komunitare PËR dhe ME të moshuarit në nevojë, riaktivizim dhe angazhim për të gjallëruar rutinën e tyre. Le t’i japim ngjyra ditëve të tyre gri!
Nëse beson në një botë më të mirë, në një jetë me mundësi për çdo moshë e çdo brez, nëse beson se ende ka shpresë, mbështet fushatën “Kovat Blu”!
Beko një gjysh, rikthe një buzëqeshje! Dhuro tani!

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

DigiFin për Vajzat
01/10/2024 - 31/01/2025

Shuma deri më tani:

8000 ALL

Objektivi:600000 ALL

Ekuipazhi i Mirësisë
17/09/2024 - 17/09/2025

Shuma deri më tani:

17000 ALL

Objektivi:599265 ALL

Rrugetim i ndryshem, i njejti Destinacion
12/09/2024 - 12/01/2025

Shuma deri më tani:

18000 ALL

Objektivi:1000000 ALL

Shiko të gjitha projektet