Klubi Letrar – SmileAL

Klubi Letrar

Fillimi i projektit:25/11/2024

Përfundimi i projektit:02/12/2024

Ditë të mbetura:0 ditë

Shuma deri më tani

114111 Lekë

Objektivi:111111 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Fondacioni Credins

Përshkrimi

Grupi “Klubi Letrar”, pranë Institutit të të Miturve, Kavajë, ka nisur një iniciativë me qëllim përmirësimin e kushteve të bibliotekës pranë këtij institucioni. Ky projekt ka si objektiv kryesor pasurimin e bibliotekës me tituj të rinj dhe të përshtatshëm për moshën dhe interesat e të rinjve, duke shtuar rafte të reja, pupa për t’u ulur (bean bags), boks i vogël muzikor, llampa qetësuese për lexim dhe materiale shkrimi. Ky projekt synon të zëvendësojë librat që janë të vjetruar, keqpërdorur dhe mungesën e një ambienti ku të rinjtë mund të lexojnë vetë ose ti lexojnë shokëve të tyre që kanë vështirësi në lexim.

Hapësira që të rinjtë ëndërrojnë të krijojë, është një hapësirë që inkurajon leximin dhe zhvillimin e imagjinatës, duke ofruar mundësi për reflektim dhe rritje intelektuale. Pjesë e këtij projekti është gjithashtu krijimi i një klubi libri, ku të rinjtë mund të diskutojnë dhe të ndajnë mendimet e tyre mbi librat që lexojnë, si dhe të krijojnë një kulturë leximi që ndihmon në formimin e shprehitë pozitive dhe mendësisë kritike. Ky model ka si qëllim të ofrojë një ambient relaksues dhe stimuluese, që do të ndikojë në zhvillimin personal dhe social të të rinjve në konflikt me ligjin. Duke pasuruar mundësitë për angazhim në aktivitete edukative, projekti synon të kontribuojë në rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri. Biblioteka do të bëhet një vend ku të rinjtë mund të arrijnë mundësi të reja për të mësuar dhe për të ndërtuar një identitet pozitiv, larg sjelljeve të dëmshme. Kjo nismë është një hap i rëndësishëm në përdorimin e edukatës dhe kulturës dhe për të ofruar mundësi të reja për të rinjtë, duke i inkurajuar ata të shfrytëzojnë mundësitë për zhvillim dhe rritje personale.

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

Cfarë ajri thith une?
05/05/2025 - 05/09/2025

Shuma deri më tani:

7010 ALL

Objektivi:998800 ALL

Promovimi i Vlerave Rotariane për Një Botë Më Të Mirë: 33 Vjet Rotary Club Tirana dhe 1 Vit Distrikti
03/03/2025 - 19/03/2025

Shuma deri më tani:

46010 ALL

Objektivi:500000 ALL

Krijimi i një laboratori të Lëndëve Biologji dhe Kimi për shkollën 9-vjeçare “Koto Hoxhi" Gjirokastër
10/02/2025 - 10/06/2025

Shuma deri më tani:

49000 ALL

Objektivi:1000000 ALL

Shiko të gjitha projektet