Krijimi i një laboratori të Lëndëve Biologji dhe Kimi për shkollën 9-vjeçare “Koto Hoxhi” Gjirokastër – SmileAL

Krijimi i një laboratori të Lëndëve Biologji dhe Kimi për shkollën 9-vjeçare “Koto Hoxhi” Gjirokastër

Fillimi i projektit:10/02/2025

Përfundimi i projektit:10/08/2025

Ditë të mbetura:56 ditë

Shuma deri më tani

62000 Lekë

Objektivi:1000000 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Rotari Club Tirana

Përshkrimi

Me anë të kësaj nisme, do të ndërmerret krijimi i një laboratori të mirëfilltë për lëndët Biologji dhe Kimi, për shkollën 9-vjeçare “Koto Hoxhi”. Në këtë mënyrë, krijohet një mundësi reale dhe hapen horizonte të reja të dijes për nxënësit e kësaj shkolle, duke i përgatitur ata për një karrierë të sigurt dhe premtuese në kërkimin shkencor të niveleve më të larta.
Duke përkrahur dhe përgatitur këto mendje të reja të ndritura dhe talente unike të moshës 10-15 vjeçare, u japim mundësi nxënësve të talentuar të fitojnë njohuri praktike që do t’u shërbejnë për formimin e tyre të përgjithshëm. Gjithashtu, kjo nismë do të nxisë dhe rrisë interesin e nxënësve për këto shkenca, të cilat janë në zhvillim të vazhdueshëm.
Do të vlerësojmë shumë çdo kontribut tuajin që do të ndihmonte në realizimin e kësaj nisme për krijimin e laboratorit të biologjisë dhe kimisë pranë shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”. Ky laborator përbën një të drejtë të fëmijëve të kësaj shkolle për të pasuruar dijet e tyre në mënyrë praktike, si dhe është një detyrim i yni ndaj brezit të ri, për t’u ofruar mundësinë për të përfituar në mënyrë të plotë nga dijet që ofrohen në arsimin e detyrueshëm.

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

Cfarë ajri thith une?
05/05/2025 - 05/09/2025

Shuma deri më tani:

17010 ALL

Objektivi:998800 ALL

Promovimi i Vlerave Rotariane për Një Botë Më Të Mirë: 33 Vjet Rotary Club Tirana dhe 1 Vit Distrikti
03/03/2025 - 19/03/2025

Shuma deri më tani:

46010 ALL

Objektivi:500000 ALL

Edukim dhe Punësim për të Tejkaluar Varfërinë dhe Stigmatizimin. Krijimi i Akademisë Profesionale për të Rinjtë Romë
03/01/2025 - 03/07/2025

Shuma deri më tani:

217051 ALL

Objektivi:1500000 ALL

Shiko të gjitha projektet

Sponsorat