Mendo edhe për mua – SmileAL

Mendo edhe për mua

Fillimi i projektit:10/04/2022

Përfundimi i projektit:10/09/2022

Ditë të mbetura:0 ditë

Shuma deri më tani

15000 Lekë

Objektivi:470000 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS

Përshkrimi

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht NISMA) është një organizatë jofitimprurëse, e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. NISMA është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri. Mision i NISMA është të promovojë të drejtat, të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për fëmijët, të rinjtë dhe familjet në situata të cënueshme, si dhe për komunitetet e margjinalizuara rome / egjiptiane dhe grupet e tjera sociale në Shqipëri Qëllimi i ndërhyrjes së propozuar është të forcojë më tej përgjegjësinë sociale dhe komunitare ndaj shtresave në nevojë. Nisma synon të nxisë të gjithë të rinjtë, fëmijët por edhe çdo qytetar i cili kërkon të ndihmojë në forcimin e ndjenjës së solidaritetit dhe vlerave qytetare tek fëmijët. Për shkak të vështirësive social-ekonomike apo mungesës së kujdesit prindëror këta fëmijë e kanë mëse të nevojshme të njohin se në jetën e tyre mund të ndikojë një shoqëri e tërë e cila ka në dorë të ndërhyjë sa më herët për të sjellë ndryshimin. Mbështetja e cila propozohet të ofrohet për fëmijët të cilët i përkasin komuniteteve vulnerabël si Selitë dhe Yzberisht do të ofrojë krijimin e një mjedisi miqësor në mjediset e shkollës dhe më pas të qendrës ditore në afërsi të komunitetit të Selitës për të rritur ndjenjën e barazisë dhe reduktimin e diskriminimit kryesisht në mjedisin shkollor. Ajo çfarë mendohet të arrihet është krijimi i “ safe space” në të cilën të gjithë fëmijët të cilët nuk kanë mundësi të kenë mjetet e nevojshme shkollore, veshje, materiale didaktike, libra, apo sende të tjera të nevojshme të cilat u kërkohen përgjatë orëve mësimore, të mund t’u ofrohen në këto hapësira miqësore të dedikuara për gjithëpërfshirjen e tyre në mjedisin shoqëror.

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

Cfarë ajri thith une?
05/05/2025 - 05/09/2025

Shuma deri më tani:

7010 ALL

Objektivi:998800 ALL

Promovimi i Vlerave Rotariane për Një Botë Më Të Mirë: 33 Vjet Rotary Club Tirana dhe 1 Vit Distrikti
03/03/2025 - 19/03/2025

Shuma deri më tani:

46010 ALL

Objektivi:500000 ALL

Krijimi i një laboratori të Lëndëve Biologji dhe Kimi për shkollën 9-vjeçare “Koto Hoxhi" Gjirokastër
10/02/2025 - 10/06/2025

Shuma deri më tani:

49000 ALL

Objektivi:1000000 ALL

Shiko të gjitha projektet