Promovimi i Vlerave Rotariane për Një Botë Më Të Mirë: 33 Vjet Rotary Club Tirana dhe 1 Vit Distrikti – SmileAL

Promovimi i Vlerave Rotariane për Një Botë Më Të Mirë: 33 Vjet Rotary Club Tirana dhe 1 Vit Distrikti

Fillimi i projektit:03/03/2025

Përfundimi i projektit:19/03/2025

Ditë të mbetura:0 ditë

Shuma deri më tani

46010 Lekë

Objektivi:500000 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Rotary Club Tirana

Përshkrimi

Në kuadër të evenimentit të 33-vjetorit të themelimit të Rotary Club Tirana dhe 1-vjetorit të themelimit të Distriktit, do të organizojmë një ngjarje të veçantë për të promovuar vlerat e Rotary, që janë në zemër të veprimtarisë sonë:

Promovimi i paqes
Luftimi i sëmundjeve
Sigurimi i ujit të pastër, sanitarizimit dhe higjienës
Shpëtimi i nënave dhe fëmijëve
Mbështetje për arsimin
Rritja e ekonomive lokale
Mbrojtja e mjedisit

Ky është një moment i rëndësishëm për komunitetin tonë dhe për Shqipërinë, ku secili mund të kontribuoni në një kauzë që prek jetën e shumë njerëzve. Pjesëmarrësit e këtij eventi do të kenë mundësinë të kontribuojnë në përmbushjen e axhendës rotariane dhe të bëjnë një ndryshim të prekshëm në jetën e atyre që kanë nevojë.

Për të realizuar këtë ngjarje dhe për të mbështetur projektet që janë të thella në vlerat tona, ne kërkojmë mbështetje financiare nga individë, kompani dhe organizata që ndajnë besimin për një botë më të mirë.

Ne besojmë se, me mbështetjen tuaj, mund të realizojmë qëllimet tona dhe të japim një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit dhe solidaritetit.

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

Cfarë ajri thith une?
05/05/2025 - 05/09/2025

Shuma deri më tani:

17010 ALL

Objektivi:998800 ALL

Krijimi i një laboratori të Lëndëve Biologji dhe Kimi për shkollën 9-vjeçare “Koto Hoxhi" Gjirokastër
10/02/2025 - 10/08/2025

Shuma deri më tani:

62000 ALL

Objektivi:1000000 ALL

Edukim dhe Punësim për të Tejkaluar Varfërinë dhe Stigmatizimin. Krijimi i Akademisë Profesionale për të Rinjtë Romë
03/01/2025 - 03/07/2025

Shuma deri më tani:

217051 ALL

Objektivi:1500000 ALL

Shiko të gjitha projektet