Rritja e përpjekjeve për riintegrimin dhe fuqizimin ekonomik të viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe fëmijëve të tyre në Shqipëri – SmileAL

Rritja e përpjekjeve për riintegrimin dhe fuqizimin ekonomik të viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe fëmijëve të tyre në Shqipëri

Fillimi i projektit:01/11/2024

Përfundimi i projektit:28/02/2025

Ditë të mbetura:78 ditë

Shuma deri më tani

19000 Lekë

Objektivi:1000000 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Të Ndryshëm & Të Barabartë

Përshkrimi

Organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë” (D&E) është një organizatë jofitimprurëse shqiptare e përkushtuar për të dhënë shërbime cilësore për riintegrimin e viktimave të trafikimit, të shfrytëzimit dhe të abuzimit, dhe për të përmirësuar kontekstin ligjor, institucional dhe social për të parandaluar dhe luftuar këto shkelje të të drejtave të njeriut. Përfituesit që mbështet organizata janë nga e gjithë Shqipëria. Nëpërmjet këtij projekti, organizata do të ofrojë shërbime për riintegrimin dhe fuqizimin ekonomik të viktimave të dhunës me bazë gjinore duke përfshirë viktimat e trafikimit, viktimat e dhunës në familje dhe abuzimin seksual dhe fëmijët e tyre në Shqipëri. Përpos identifikimit dhe mbrojtjes së menjëhershme, të mbijetuarat e DHBGJ kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme për t’u rikuperuar dhe riintegruar në shoqëri dhe për një riintegrim të qëndrueshëm të tyre, është i nevojshëm fuqizimi i tyre ekonomik dhe rritja e aftësive përmes arsimimit, trajnimeve profesionale dhe punësimit.

Organizata Të Ndryshëm & Të Barabartë ofron shërbime 24 orë në 7 ditët e javës dhe trajton nevoja të ndryshme të viktimave si nevojat për akomodim në një vend të sigurt, nevojat shëndetësore, psikologjike, nevojat për edukim, rritjen e aftësive jetësore dhe ato për fuqizim social dhe ekonomik.

Të paktën 50 të mbijetuara të dhunës me bazë gjinore dhe fëmijë të tyre do të mbështeten me shërbime riintegruese bazuar në nevojat e tyre. Shërbimet e ofruara do të jenë gjithëpërfshirëse dhe përfshijnë: akomodim; këshillim psiko-social; ndihmë mjekësore; mbështetje dhe ndihmë juridike; mbështetje për shkollim ose trajnim profesional; këshillim dhe mbështetje për punësim; ndihmë dhe mbështetje për fëmijët e viktimave të dhunës dhe trafikimit, duke përfshirë mbështetje mjekësore, ligjore, arsimore dhe psikologjike, si dhe kujdesin pas shkollës.

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

Fuqizimi I shëndetit dhe mirëqënies:laboratorë të angazhimit me punë për personat e rritur jetimë me aftësi të kufizuara në nevojë
02/12/2024 - 02/04/2025

Shuma deri më tani:

16000 ALL

Objektivi:598993 ALL

Klubi Letrar
25/11/2024 - 02/12/2024

Shuma deri më tani:

114111 ALL

Objektivi:111111 ALL

DigiFin për Vajzat
01/10/2024 - 31/01/2025

Shuma deri më tani:

41000 ALL

Objektivi:600000 ALL

Shiko të gjitha projektet