Rrugetim i ndryshem, i njejti Destinacion – SmileAL

Rrugetim i ndryshem, i njejti Destinacion

Fillimi i projektit:12/09/2024

Përfundimi i projektit:12/01/2025

Ditë të mbetura:0 ditë

Shuma deri më tani

46100 Lekë

Objektivi:1000000 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

OrArt

Përshkrimi

Nisur nga eksperienca e parë me gratë dhe vajzat e I.E.V.P. Ali Demi jane vërejtur problematika nga më të ndryshmet nisur që nga vepra penale që kishin kryer, historitë personale, formimi dhe familja nga vinin, zona apo dhe komuniteti të cilit I përkasin kishin një agresivitet dhe mos dëshirë për komunikim të theksuar.Nga kontakti I shoqatës me to u vu re se kishin dëshirë të mereshim me aktivitete ku të ndjenin se po bënin diçka dhe që ishin të afta ta bënin. Kishin nevojë për vëmendje. Të ndiheshin të vlerësuara

Teatri është gjuha dhe forma e duhur për ta përcjellë këtë gjë tek këto gra dhe vajza. Ky mendim është përforcuar nga puna e vazhdueshme që shoqata realizon duke e përdorur në institucione sociale dhe të mbyllura teatrin si formë edukimi Projekti konsiston në katër muaj,nisur nga muaji Janar 2025 deri në fund të prillit 2025 që është premiera. Do jetë një punë më së shumti në fundjave meqënëse janë në distancë,dhe gjatë muajit Prill puna do të jetë më intensive. Një process I cili ndahet në katër faza kryesore.

Faza e parë përzgjedhjes e pjesës ,audicionet,ndarja e roleve.
Faza e dytë. Procesi I grupit të punës, në ideimin dhe përzgjedhjen e skenografisë,skicimin dhe realizimin e kostumeve skicat grafike për posterin etj . Vendosja e kalendarit të punës, marrjen e lejeve për të hyrë në institucion dhe takimet për sallës ku do të jepet premiera ne Pogradec.
Faza e trete ajo e tavolinës (analiza e pjesës)
Faza e katërt ajo e mizansenës (lëvizja skenike) lidhja e të gjithë konponentëve të shfaqjes si skenografia, kostumografia, ndriçimi lëvizjet në një . Dhe premiera. Pjesë e këtij procesi do të jenë dhe gratë dhe vajzat e tjerë të I.E.V.P. , jo vetëm ata që do përzgjidhen për pjesën.

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

Edukim dhe Punësim për të Tejkaluar Varfërinë dhe Stigmatizimin. Krijimi i Akademisë Profesionale për të Rinjtë Romë
03/01/2025 - 03/05/2025

Shuma deri më tani:

6000 ALL

Objektivi:1500000 ALL

Fuqizimi I shëndetit dhe mirëqënies:laboratorë të angazhimit me punë për personat e rritur jetimë me aftësi të kufizuara në nevojë
02/12/2024 - 02/04/2025

Shuma deri më tani:

77000 ALL

Objektivi:598993 ALL

Klubi Letrar
25/11/2024 - 02/12/2024

Shuma deri më tani:

114111 ALL

Objektivi:111111 ALL

Shiko të gjitha projektet