Serë për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale – SmileAL

Serë për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale

Fillimi i projektit:10/10/2021

Përfundimi i projektit:10/04/2022

Ditë të mbetura:0 ditë

Shuma deri më tani

2041010 Lekë

Objektivi:2035000 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Përtej Barrierave

Përshkrimi

Projekti i serës do të prekë drejtpërdrejt 127 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale midis moshës 6-18 vjeç të cilët studiojnë në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi” në Tiranë. Qëllimi kryesor i projektit është të krijojë një mjedis miqësor mësimor për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale dhe përveç kultivimit të bimëve, ai gjithashtu do t’i ndihmojë ata të rrisin aftësitë për jetën dhe tregun e punës.
Qëllimi ynë nuk është thjesht ndërtimi i një sere, por edhe fuqizimi i fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara intelektuale, rritja e mirëqenies së tyre mendore dhe fizike dhe promovimi i përfshirjes sociale dhe vullnetarizmit për këtë grup të synuar. Sera do të shërbejë si një hapësirë edukative ku fëmijët dhe të rinjtë të fitojnë aftësi në hortikulturë dhe kopshtari, të praktikojnë aftësitë e përditshme të kujdesit dhe ndërveprimit dhe mund të luftojnë izolimin duke bashkëvepruar në një mjedis të ri. Kopshtaria ka shumë përfitime shëndetësore për personat me aftësi të kufizuara, dhe shikohet si një burim për krijimin e miqësive, stimulimin e aftësive dhe relaksimin. Projekti ynë do të krijojë një serë me një mjedis të këndshëm, produktiv për 127 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara ku ata mund të rrisin Lule, Zarzavate, Erëza, Perime dhe Fidanë. Sera me përmasa 200 m2 me sistem vaditës, ngrohje, ndriçim, ajrosje, për kultivimin e bimëve me cikël të plotë do të ndërtohet në ambientet e shkollës. Materiali polikarbonat do të përdoret për ndërtimin e serës, bazuar në karakteristikat e tij (rezistente ndaj thyerjeve dhe më të qëndrueshme) dhe i sigurt për fëmijët. Shkolla mirëpret fëmijë që kanë nivele të shumëfishta dhe të ndryshme të aftësisë së kufizuar intelektuale, autizëm, sindromën Down, çrregullime të sjelljes.

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

DigiFin për Vajzat
01/10/2024 - 31/01/2025

Shuma deri më tani:

8000 ALL

Objektivi:600000 ALL

Ekuipazhi i Mirësisë
17/09/2024 - 17/09/2025

Shuma deri më tani:

17000 ALL

Objektivi:599265 ALL

Rrugetim i ndryshem, i njejti Destinacion
12/09/2024 - 12/01/2025

Shuma deri më tani:

18000 ALL

Objektivi:1000000 ALL

Shiko të gjitha projektet