Trauma në fëmijëri – SmileAL

Trauma në fëmijëri

Fillimi i projektit:01/12/2022

Përfundimi i projektit:01/04/2023

Ditë të mbetura:0 ditë

Shuma deri më tani

774871.01 Lekë

Objektivi:774870 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Alo ! Mik

Përshkrimi

A e dini se trauma prek shumë fëmijë, adoleshentë dhe të rritur? Trauma nuk është e rrallë: statistikat tregojnë se 50% e fëmijëve kanë përjetuar trauma. Trauma ndikon gjithçka— aftësinë e një personi për të mësuar, për të menaxhuar emocionet dhe sjelljen, shëndetin e tyre, marrëdhëniet, etj… Prandaj qëllimi i fushatës është të pajisim 60 fëmijët dhe 50 personat që punojnë me ta me mjete konkrete për të lehtësuar impakti negativ i traumës (për shkak të abuzimit, dhuna në familje, neglizhimi, etj).
Fondacioni Alo! Mik (www.alomik.org) në kuadër të kësaj fushate do të realizojë këto aktivitete: (1) Aktivitete psikosociale me fëmijët për të eksploruar strategji për të vetërregulluar emocionalisht; (2) Seancat e terapisë me lojëra për të ndihmuar në vlerësimin dhe përpunimin e traumës në jetën e fëmijëve; (3) Trajnimi dhe pajisja e 50 personave që punojnë me fëmijët në qendrat ditore apo rezidenciale.
Mbështetja nevojitet për blerjen e : 60 kuti mjetesh qetësuese për të ndihmuar fëmijët të menaxhojne më mirë emocionet dhe sjelljet e tyre, 2 sete të levizshme për terapine e lojës për të ofruar seanca terapie, 5 sete për kendi i qetësisë në qendrat ditore/rezidenciale dhe materiale trajnuese per 50 persona qe punojne ne qendrat per femijet ne nevoje.
Kujdesi i informuar mbi traumën është një qasje tashmë e njohur ndërkombëtarisht, por është relativisht e re në Shqipëri. Nëpërmjet kësaj fushate, ne duam të promovojmë këtë qasje për të pajisur njerëzit që kujdesen për fëmijët e ekspozuar ndaj traumës, por gjithashtu për të testuar, zhvilluar dhe zgjeruar praktikat dhe mjetet e mira për fëmijët për t’i ndihmuar ata të përballojnë dhe përpunojnë traumën e tyre.

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

Sipërmarrësit e së ardhmes - Laboratorët e Sipërmarrjes në shkolla
01/12/2023 - 31/03/2024

Shuma deri më tani:

1000 ALL

Objektivi:2500000 ALL

R.I.D.E (Rruga gjithëpërfshirëse e Romës drejt arsimit)
01/12/2023 - 31/03/2024

Shuma deri më tani:

5000 ALL

Objektivi:600000 ALL

Mbështetje “sensoriale” për fëmijet me vështirësi në integrimin sensorial. Çanta sensoriale
01/11/2023 - 29/02/2024

Shuma deri më tani:

26000 ALL

Objektivi:595444 ALL

Shiko të gjitha projektet