Auditori i platformës – SmileAL

Auditori i platformës

“Grant Thornton” Shqipëri u vjen në ndihmë bizneseve dinamike për t’u rritur dhe për të qenë të suksesshëm. Ne punojmë ngushtë me ekipet drejtuese të klientëve për të kuptuar më së miri vështirësitë me të cilat po përballen këto biznese dhe më pas, aktivizohemi për të gjetur zgjidhjet e duhura. Suksesi ynë i vazhdueshëm mbështetet në përvojën tonë të gjerë si dhe në përzgjedhjen e njerëzve më të mirë, e cila është edhe themeli i aftësisë sonë për t’u ardhur në ndihmë klientëve në mënyrën më të mirë të mundshme. Grant Thorntoni në Shqipëri ndryshon nga të tjerët falë kombinimit të njohurive vendase me ekspertizën ndërkombëtare”

Kush jemi

Ne jemi një konsulent lider për bizneset, i përkushtuar për të plotësuar nevojat e klientëve privatë, publikë si dhe klientëve që operojnë në sektorin publik, duke zbuluar potencialin e tyre për t’u rritur, duke u ofruar këshilla kuptimplota dhe të kujdesshme përmes një sërë shërbimesh sigurie, tatimore dhe këshillimore.

Ne trajtojmë situatat e ndërlikuara dhe tejet konfidenciale përmes ekipeve të autorizuara për shërbimin e klientëve, duke ofruar qasje kapitalin intelektual, mendimin jokonvecional si dhe qasjen e duhur për zgjidhjen e problemeve. Ne kemi qenë anëtarë të rrjetit ndërkombëtar Grant Thornton për më tepër se shtatë vjet, duke vendosur marrëdhënie gjithëpërfshirëse me kompanitë më të mëdha në vend. Shërbimet tona u ofrohen një baze të gjerë klientësh vendas e ndërkombëtarë, duke kombinuar metodologjitë dhe sistemet mbarë botërorë me dijet vendase dhe përvojën e veçantë.

Si punojmë

Ne kombinojmë aftësitë teknike të nderuara me çmime me intuitën, mprehtësinë dhe sigurinë të fituara nga përvoja jonë shumëvjeçare në këtë fushë. Ne ofrojmë gjithashtu zgjidhje të matura, të posaçme duke u ardhur në ndihmë klientëve tanë për të përmbushur objektivat e tyre strategjike dhe financiare.

Çfarë bëjmë ne

Ne ofrojmë një sërë shërbimet duke përfshirë:

Konsulencë

* konsulencë për bizneset
* shërbime për rreziqet me të cilat përballen bizneset
* shërbime ligjore
* rikuperim & riorganizim
* vlerësime
* këshilla për shkrirje dhe blerje të shoqërive
* shërbime këshillimore për kryerjen e transaksioneve
* studim tregu

Tatime

* tatimet për korporatat dhe bizneset
* tatimi i drejtpërdrejtë ndërkombëtar
* shërbime lidhur me ndryshimet globale
* tatimin e tërthortë ndërkombëtar
* shërbime për klientët privatë
* këshilla për çmimet e transferimeve

Siguri

* auditimin e pasqyrave financiare
* hartimin e pasqyrave financiare
* rishikimin e pasqyrave financiare
* konvertimet sipas IFRS
* raportimin për kontrollet e kryera në organizatat e shërbimit

Kontabiliteti dhe politika outsource e korporatave

* mbajtja e llogarive dhe kontabiliteti financiar
* procesi outsource për bizneset
* hartimi i pasqyrave financiare
* konsulencë për burimet njerëzore
* pagat
* përputhshmëria tatimore brenda procesit outsource
* shërbime këshillimore për kryerjen e transaksioneve
* shërbime ligjore

Organizata jonë globale

Grant Thornton është një nga organizatat kryesore në botë që i ofron shërbimet e saj përmes shoqërive të pavarura të sigurimit, tatimore dhe këshillimore. Këto kompani ndihmojnë organizatat dinamike të nxjerrin në pah potencialin e tyre për zhvillim duke ofruar këshilla kuptimplote dhe praktike. Ekipet proaktive, të drejtuara nga partnerë të arritshëm në këto kompani, përdorin mprehtësinë, përvojën dhe instinktin e tyre për të kuptuar çështjet e ndërlikuara për klientët që operojnë në sektorin privat dhe publik. Ato gjithashtu i ndihmojnë këta të fundit për të gjetur zgjidhjet e duhura. Fokusi i më tepër se 42,000 punonjësve të “Grant Thornton”, në më shumë se 130 shtete, është të bëjnë një ndryshim për klientët, kolegët dhe komunitetet në të cilët ne jetojmë dhe punojmë.

“Grant Thornton” është një këshillues lider për bizneset, i cili i ndihmon organizatat dinamike për të nxjerrë në pah potencialin e tyre për zhvillim.”