Baza e funksionimit – SmileAL

Baza e funksionimit

Përshkrimi i programit

Programi “smile.al” është një iniciativë pioniere që promovon projektet sociale dhe të zhvillimit. Për herë të parë në Shqipëri, zhvillimi i platformës për mbledhjen e fondeve online që do të përdoren për inovacionet sociale, do të bëjë të mundur mbledhjen e burimeve nga “Publiku”, pra, nga të gjithë personat e interesuar kudo ku ndodhen në botë.

Qëllimet strategjike të platformës smile.al të Fondacionit Credins janë:

Mbështetja e projekteve dhe iniciativave për përfitime publike dhe shkaqe zhvillimi

Mobilizimi i burimeve nga individë dhe persona juridikë

Theksimi i nevojave dhe projekteve inovative shoqërore nga çdo cep i Shqipërisë

Zbatimi i projekteve shoqërore me transparencë dhe përgjegjshmëri

Burimet e mbledhura më pas drejtohen për projekte specifike të ndërmarra nga organet zbatuese. Filozofia thelbësore e mbledhjes së fondeve, që programi smile.al është i bazuar, synon të rrisë ndërgjegjësimin në publik dhe të motivojë njerëzit të dhurojnë para dhe gjithashtu të jenë vullnetarë nëse dëshirojnë, aq sa munden, në zbatimin e projekteve që janë të nevojshme nga shoqëria shqiptare. Programi Smile.al operohet nga Fondacioni Credins.

Udhëzime për organet projekt zbatuese kandidate 

Masat e ndryshme të Smile.al po zbatohen nga organe me histori solide në projekte të tilla, përmes faqes së internetit të programit www.smile.al duke shfrytëzuar potencialin e modelit të financimit online. Fondet e mbledhura përmes Smile.al janë në formën e dhurimeve të bëra nga individë ose ndërmarrje që operojnë në Shqipërisë.

Çdo projekt kryhet nga një organ i veçantë, p.sh. agjenci, publike organizata jo fitim prurëse etj. Organet zbatuese paraqesin propozimet e tyre të para për mbledhjen e fondeve online me të gjithë parametrat kyç, duke përfshirë, por jo duke u kufizuar me buxhetin e përgjithshëm të financimit, përfituesit e këtyre projekteve, kuadrin kohor të zbatimit dhe kështu me radhë.

Kontributi i organeve zbatuese në këtë program është vendimtar, pasi njohuritë e tyre, përvoja dhe aftësitë shkencore shërbejnë si garanci për suksesin e të gjitha projekteve, shpërndarjen dhe menaxhimin efektiv të burimeve të mbledhura. 

Organet e duhura për zbatimin e projekteve 

Organet e duhura zbatuese të projekteve të smile.al janë subjektet ligjore me seli në Shqipëri, të cilat plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  • Janë subjektet ligjore jo fitimprurëse.
  • Zotërojnë aftësitë dhe kapacitetet e duhura administrative, organizatore, financiare, shkencore dhe operacionale për të ndjekur projektin e propozuar deri në përfundimin e tij. 
  • Janë të besueshëm në përputhje me kriteret që janë në fuqi gjatë vendosjes së një marrëdhënieje bankare me institucionet kredidhënëse, si dhe janë të pajisur me burimet e duhura për të pasur një operim sa më të mirë.
  • Veprojnë në përputhje me kuadrin rregullator në fuqi për PPP/FT.
  • Janë të pavarura nga partitë politike.
  • Kriteret e përjashtimit janë si më poshtë:
    • Entitetet nuk duhet të kenë asnjë kufizim gjyqësor.
    • Partnerët, përfaqësuesit ligjorë, anëtarët e këshillit drejtues ose drejtuesit e organeve nuk duhet të kenë asnjë dënim penal lidhur me detyrat e përgjegjësitë e profesionit të tyre. Gjithashtu, nuk duhet të ketë asnjë vendim të parevokueshëm gjykate kundër agjencisë dhe/ose përfaqësuesve të saj ligjorë për mashtrim, pjesëmarrje në organizata kriminale, korrupsion dhe ose pastrim parash.
    • Entitetet duhet të kenë përmbushur detyrimet e tyre në lidhje me kontributet për sigurimet shoqërore dhe tatimet.
Tematika dhe projektet e propozuara

Zbatimi i projekteve të propozuara duhet të jenë në përputhje me tematikat e programit smile.al, të cilat janë si më poshtë:

1) Mirëqenia dhe solidariteti,

2) Promovimi i trashëgimisë kulturore,

3) Mjedisi,

4) Sipërmarrja sociale,

5) Edukimi dhe trajnimet,

6) Veprimtaritë sportive.

7) Sipermarrje inovative

  • Secili nga projektet e propozuara do të jetë i rezervuar në lidhje me zbatimin e tij, do të jetë i përcaktuar qartë dhe në mënyrë të plotë, si dhe do të jetë në përputhje me tematikat e lartpërmendura. (Përshkrim i detajuar i projektit të propozuar, qëllimit, qëllimit gjeografik të aktivitetit, grupit përfitues, vendit dhe afatit të zbatimit, problemi ose nevoja për të cilën projekti i propozuar ofron zgjidhje, përshkrimi i mënyrës se si d të sigurohet qëndrueshmëria e rezultateve, publiciteti, masat për komunikim dhe promovim, projektet e planifikuara për të mbledhur burimet e kërkuara, treguesit kryesorë që monitorojnë përmbushjen e objektivave cilësore e sasiore të projektit të propozuar. 
  • Organet zbatuese mund të propozojnë më tepër se një projekt lidhur me një ose më shumë fushat e programit smile.al. Gjithsesi, vetëm njëri nga projektet e propozuara mund të aprovohet për secilën entitet.
  • Organi zbatues që paraqet aplikimin mund të bashkëpunojë me një ose më shumë organe (organet partnere) për vënien në zbatim e projektit të propozuar.
  • Organet zbatuese mund të marrin pjesë si partner në zbatimin e, jo më shumë se, një projekti të propozuar të paraqitur përmes platformës smile.al në përputhje me kuadrin operacional.
  • Organet partnere nuk mund të marrin pjesë në më shumë se dy projekte të propozuara të paraqitura përmes platformës smile.al në përputhje me kuadrin operacional.
  • Projektet duhet të zbatohen brenda territorit të Shqipërisë në shkallë lokale, rajonale ose kombëtare.
Buxheti dhe zbatimi i afatit të projektit të propozuar
  • Buxheti i çdo projekti të propozuar nuk mund të tejkalojë nga publiku shumën 150,000 Euro ose ekuivalentin në monedhën shqiptare. Duhet të jepet një informacion i detajuar për buxhetin dhe shuma e tij duhet të pasqyrojë dhe sigurojë një ekuilibër të shëndoshë mes kostos së projektit të propozuar dhe rezultatit të dëshiruar. Kjo shumë nuk përfshin shumat që janë siguruar në përputhje me marrëveshjet e lidhura me sponsorët.
  • Menjëherë pas miratimit të projektit të propozuar, buxheti i tij mund të rritet ose zvogëlohet në rrethana të jashtëzakonshme, bazuar në dokumente specifike. Menjëherë pas miratimit nga Komiteti i Menaxhimit, do të bëhen të mundura shpërndarjet e brendshme të shumës (që nuk e tejkalojnë 10% të totalit të buxhetit), me kusht që të jenë të vërtetuara dhe të dokumentuara.
  • Afati i zbatimit të projektit të propozuar nuk duhet të jetë më shumë se dymbëdhjetë (12) muaj ose, për arsye të vërtetuara dhe të mbështetura, 18 muaj.
  • Një projekt mund të qëndrojë në platformën smile.al për një periudhë katër (4) mujore me mundësinë e zgjatjes 2 muaj, në varësi të projektit. Këto limite mund të ndryshohen për arsye të një vendimi përkatës të marrë nga Komiteti i Menaxhimit të programit.
  • Nëse nuk arrihet buxheti i synuar, opsionet do të jenë:
    • Zgjatja e kohëzgjatjes deri në 2 muaj dhe nëse nuk arrihet përsëri, atëherë opsionet do të jenë
      • Alokimi i fondeve në projekte të tjera, nëse shuma e mbledhur nuk e arrin qëllimin e projektit specifik që do të zbatohet ose
      • Organi zbatues do të rishikojë buxhetin e propozuar të projektit, dhe pas miratimit të Komitetit të Menaxhimit, fondet do të ndahen përkatësisht.

Pra, fondet e mbledhura nga donatorët nuk do të kthehen nëse nuk arrihet buxheti i synuar.

Shpenzimet e pranueshme

Në projektim e propozuar duhet të përcaktohet qartë parashikimi i shpenzimeve që do të bëhen për zbatimin e tij. Në veçanti lidhur me shpenzimet e mëposhtme:

  • Ato duhet të jenë të lidhura ekskluzivisht me zbatimin e projektit të propozuar. Në shpenzime mund të përfshihen edhe pagat e stafit, kostot e udhëtimit, furnizimet, pajisjet, nënkontraktimet, publiciteti, marketingu, reklamat, etj. Shpenzimet për pagat e stafit nuk duhet të tejkalojnë masën 10% të totalit të buxhetit për projektin e propozuar.
  • Ato duhet të plotësojnë në mënyrë efikase, të frytshme dhe transparente objektivat e projektit të propozuar.
  • Ato duhet të zbatohen brenda periudhës së zbatimit, siç është përcaktuar në datën e fillimit dhe të përfundimit të projektit.
  • Ato duhet të përfshihen në buxhetin e projektit të propozuar.
  • Duhet të jenë në përputhje me standardet e kontabilitetit në fuqi në Shqipëri dhe me parimet e kontabilitetit të pranuara në përgjithësi.
  • Duhet të jenë në përputhje me legjislacionin për tatimet dhe sigurimet që është në fuqi.
  • Programi smile.al do të mbajë 10% të objektivit financiar të çdo projekti ose shumën e grumbulluar në rast se objektivi financiar nuk arrihet. Kjo do të bëhet vetëm për qëllimin e promovimit dhe bërjes së njohur të iniciativës smile.al, në interesin e përgjithshëm të organeve zbatuese dhe mbështetjen e projekteve të tyre.
Procesi i vlerësimit të projektit

Aplikimet duhet të dorëzohen online përmes platformës smile.al dhe në datën e kohën e përcaktuar nga Komiteti i Menaxhimit. Aplikimet e dorëzuara me postë të zakonshme nuk do të pranohen.

fazën e parë, Komiteti i Menaxhimit do të kontrollojë:

  • Dorëzimin në kohë të aplikimit,
  • Nëse aplikimi është i plotë sipas ofertës së bërë dhe
  • Çdo pengesë formale për organet zbatuese dhe/ose projektet e propozuara sipas ofertës së hapur.

Aplikimet që dorëzohen pas afatit të përcaktuar, që nuk janë të plota ose paraqesin pengesa formale nuk do të merren në konsideratë.

fazën e dytë, Komiteti i Menaxhimit në bashkëpunim me një grup ekspertësh të fushave të ndryshme shkencore dhe të biznesit, do të shqyrtojë projektet e propozuara dhe do t’i rendisë ato sipas rendit zbritës, duke u bazuar edhe në kriteret e përgjithshme të vlerësimit. Kriteret e përcaktuara për shqyrtimin jepen më poshtë.

Më pas, Komiteti i Menaxhimit do t’ia paraqesë rezultatet e vlerësimit Komitetit të Strategjisë, i cili më pas do të përzgjedhë projektet që do të përfshihen në programin smile.al.

Procesi i përzgjedhjes përfundimtare të projekteve të pranuara nga platforma smile.al do të kryhet nga Komiteti i Strategjisë së programit. Sipas rregulloreve të programit, lista me projektet e propozuara të përzgjedhura do të përgatitet nga Komiteti i Menaxhimit bazuar edhe në kriteret e përcaktuara në tabelën e mëposhtme.

Përshtatshmëria dhe përvoja e organizatës zbatuese 30%Pikë 
Përvojë të mëparshme në fushën e projektit të propozuar.
Burimet njerëzore që do të merren me zbatimin e projektit (kriteret e sasisë dhe cilësisë, angazhimi i vullnetarëve).
A ka aplikuesi përvojë dhe kapacitete të mjaftueshme në menaxhimin e projekteve me madhësi të krahasueshme të grantit.
Total30
Financimi dhe buxheti i projektit të propozuar 20%Pikë
Rishikimi i buxhetit (qartësi, detaje, realizueshmëri – nevoja për shpenzime)
Korelacioni – proporcionaliteti i rezultateve të pritura me shumën e financimit.
Total20
Metodologjia për zbatimin e projektit të propozuar 30%Pikë 
Relevance
Sa e përshtatshme është propozimi për nevojat dhe kufizimet e rajonit të synuar dhe atyre të përfshirë (grupet e synuara dhe përfituesit)?
 A janë përcaktuar qartë nevojat e tyre dhe a i adreson propozimi si duhet?
Fisibiliteti 
 A është projekti i propozuar i realizueshëm dhe i qartë?

A ka projekti I qartë dhe i përshtatshmëm nga ana fisibiliteti
Total20
Qëndrueshmëria 20%Pikë 
Qëndrueshmëria 
A ndikojnë rezultatet e pritura në grupet e synuara?
A siguron qëndrueshmëri?
Bashkëpunime me organe të tjera në nivel lokal, kombëtar ose ndërkombëtar
Projekti synon promovimin, komunikimin dhe shpërndarjen e projektit të propozuar
Treguesit e performancës për kontrollin e arritjes së synuar
Total30

Totali

100

Me përfundimin e procesit të vlerësimit, Komiteti i Menaxhimit do të njoftojë përmes postës elektronike të gjitha agjencitë zbatuese në lidhje me rezultatin e të vlerësimit për aplikimin e dorëzuar.

Vendimi i Komitetit të Strategjisë do të jetë i prerë dhe nuk mund të apelohet.

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, Komiteti Menaxhues do të informojë, me email, çdo organ zbatues për rezultatin e vlerësimit të aplikacionit që ka paraqitur.

Procesi i vlerësimit dhe vendimi përfundimtar do të merret brenda max. 3 muaj nga data e mbylljes së thirrjes për procesin e projekteve.

Auditimi dhe monitorimi
  • Siç është përcaktuar edhe në Rregulloret smile.al, Komiteti i Menaxhimit, me ndihmën e një audituesi të jashtëm, do të përgatisë dhe dorëzojë në fund të vitit një raport lidhur me projektet e organeve përkatëse të Fondacionit dhe Autoritetin drejtues, sipas kërkesave të ligjit.
  • Të gjitha organet zbatuese duhet të dorëzojnë në smile.al progres raportet përfundimtare lidhur me zbatimin e projektit si dhe raportet financiare. Afati për dorëzimin e raporteve dhe detajeve për përmbajtjen e tyre do të përcaktohet nga agjencia zbatuese dhe Komiteti i Menaxhimit të smile.al.
  • Të gjitha organet zbatuese duhet të jenë gati, kur të kërkohet nga organet përgjegjëse të smile.al, për të pranuar kontrollet në vend, për të dorëzuar raporte të tjera të brendshme krahas progres raporteve financiare të përmendura më lart, dhe të dorëzojnë informacione të tjera në çdo moment që do të kërkohet gjatë periudhës së zbatimit të projektit.
Marrëveshja e bashkëpunimit

Komiteti i Menaxhimi të smile.al dhe organi zbatues do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit për çdo projekt të aprovuar dhe që do të përfshihet në platformën smile.al. në varësi të formës ligjore të agjencisë zbatuese, sipas rastit, mund të kërkohen edhe dokumentet e legalizimit.

Marrëveshja në fjalë do të ketë kushtet e mëposhtme:

  • Përshkrimi dhe buxheti i projektit, duke përfshirë 10% të shpenzimeve të përgjithshme të objektivit financiar (d.m.th. mirëmbajtja e platformës, ecommerce, marketing, kostot operative dhe të personelit, etj.)
  • Kohëzgjatja dhe afati i zbatimit të projektit.
  • Detyrimet që merr përsipër organi zbatues.
  • Vlefshmëria e, dhe dokumentet mbështetëse për, shpenzimet.
  • Datat e fillimit dhe mbarimit për kryerjen e shpenzimeve të vlefshme.
  • Procedura për kryerjen e pagesave të shumave dhe perspektivat në rast se mblidhen fondet e nevojshme.
  • Politika për publikimin, komunikimin dhe promovimin e projektit.
  • Raportimi me foto dhe/ ose video dhe raporte periodike dhe dokumente të tjera duhet të dorëzohen në platformë.
  • Organi zbatues duhet të kontrollojë platformën vazhdimisht për pyetje dhe duhet t’u përgjigjet pyetjeve që vijnë nga publiku.