Projekti “Edhe unë jam një Talent” OJF: Clubi I Prindërve të Fëmijeve me CSA – SmileAL

Projekti “Edhe unë jam një Talent” OJF: Clubi I Prindërve të Fëmijeve me CSA

U finalizua me sukses projekti i hedhur në platformën Smile.al i cili nisi si një projekt modest me objektiv integrimin e 14 fëmijëve me spektrin e autizmit me anë të zhdërvjellësimit të talentit të tyre të përbashkët, atë të pikturës. 

Përgjate muajve të implementimit të këtij projekti, fëmijët me spektrin e autizmit nga shkollat “Kushtrimi I Lirisë” dhe “7 Marsi”, patën mundësinë të ndiqnin kurset e pikturës edhe në formë terapie duke përmirësuar në të njëjtën kohë dhe zhvillimin e aftësive psiko-sociale dhe socializimin e këtyre fëmijëve me njëri-tjetrin, rritjen e vetëbesimit, fokusimit dhe mësimit të disiplinës.

Në Janar 2023, kjo nismë u finalizua me një ekspozitë te suksesshme me punët e bukura nga duart e tyre e në vijim me një ankand ku morën pjesë të ftuar nga fusha të ndryshme të biznesit. Të pranishmit admiruan talentin e veçantë të këtyre fëmijëve si dhe u realizua shitja e disa prej punëve artistike. Të ardhurat kanë qëllim të përdoren për vazhdimësine e kësaj terapie nëpërmjet artit. Falenderojmë të gjithë ata qe dhuruan në platformën Smile.al duke bërë të mundur realizimin me sukses të këtij projekti

Kthehu mbrapa