Është koha të tregojmë se mund të kemi sukses – SmileAL

Është koha të tregojmë se mund të kemi sukses

Populli shqiptar është përballur me vështirësi në vitet e kaluara. Tani është koha të tregojmë se mund të kemi sukses, nëse të gjithë jemi të gatshëm të dhurojmë diçka. Programi Smile.al ofron potencial të madh për bashkimin e burimeve, qoftë në para apo në natyrë, përmes modelit të mbledhjes së fondeve online nga turma, pavarësisht nëse kontribuesit janë në Shqipëri apo jashtë saj.

Pavarësisht gjithçkaje, Smile.al ofron një mënyrë të re që njerëzit të mendojnë e të veprojnë. Qoftë në rastet kur ka objektiva e projekte shumë specifike, qoftë kur ka garanci të qëndrueshme për transparencë e përgjegjshmëri absolute, kontributi i secilit prej nesh si person, sado i vogël, është shumë i çmuar.

Kush merr pjesë në Smile.al?

Smile.al mbështetet nga biznese, organizata dhe fondacione ndërkombëtare si: Credins Bank, Partners Albania, Fondacioni Vodafone dhe Grant Thornton.

Këto institucione, me ekperiencën dhe kulturën e tyre për përgjegjësi korporative, do kontribuojnë në program duke ofruar njohuritë e tyre, por njëkohësisht edhe duke shfrytëzuar potencialin e platformës për mbledhjen e fondeve online, me qëllim që t’i shtrijnë dhe rrisin burimet për projektet ose veprimet që kanë mbështetjen e tyre.

Tematika e Smile.al

Programi Smile.al do të mbeshtete projekte që janë të lidhura me tematikat e mëposhtme: 

  • Mirëqenia, Shëndeti dhe Solidariteti: Ky veprim përfshin mbështetje për mirëqenie sociale, veprimtari të shëndetit publik e solidaritet, pasi këto vlera promovojnë unitetin shoqëror dhe perspektivat e rritjes së qëndrueshme për Shqipërinë. 
  • Ekonomia Sociale dhe Sipërmarrja: Theksi është vendosur në ndjekjen e interesave kolektive përmes veprimeve të dobishme shoqërore, ndërkohë që nxitet gjithashtu hapjen e vendeve të punës, forcimin e unitetit social si dhe zhvillimin kombëtar e rajonal.
  • Kultura dhe Sipërmarrja Kulturore: Duke qenë se trashëgimia kulturore është një aset jashtëzakonisht i çmuar për vendin tonë, dhe mund të kontribuojë ndjeshëm në një model të ri të rritjes së qëndrueshme, programi Smile.al ka për qëllim të forcojë veprimet që reklamojnë dhe nxjerrin në pah trashëgiminë tonë kulturore e traditat, si dhe krijimtarinë artistike e kulturore në ditët e sotme. 
  • Kërkimi, Edukimi dhe Trajnimi: Këtu përfshihet mbështetja për programet kërkimore, edukimin dhe trajnimit gjatë gjithë jetës, falë të cilave mundësohet përvetësimi i aftësive dhe gjenerimi i mundësive për punë, si dhe zhvillimi i mëtejshëm profesional, ekonomik, shoqëror e personal. 
  • Rinia dhe Sipërmarrjet novatore: Ky veprim përqëndrohet në inkurajimin, shfaqjen dhe promovimin e ideve e projekteve novatore, edukimin dhe trajnimin e ekipeve të reja të biznesit.
  • Mjedisi e Qëndrueshmëria: Këtu përfshihen veprime të rritjes së qëndrueshme që promovojnë cilësinë e jetës, kontribuojnë në transformimin e strukturave prodhuese në ekonominë shqiptare, si dhe nxisin krijimin e infrastrukturave të përshtatshme. 
  • Aktivitetet sportive: Kjo mbështet veprime që forcojnë aktivitetet sportive, përmirësojnë infrastrukturën dhe facilitetet sportive. Për pasojë, kjo shoqërohet edhe me përmirësimin e jetës së popullit. 

Përzgjedhja specifike e zonave të veprimit është bërë në bazë të kushteve aktuale të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare, dhe synon të rrisë vetëdijen, rritjen e pjesëmarrjes së publikut për të mbështetur veprimet kolektive sociale dhe zhvillimore, si dhe të nxjerrë në pah vlerën e kontributit dhe shfaqjes së solidaritetit.

Kthehu mbrapa