Finalizohet me sukses implementimi i projektit “Ofro terapinë e munguar” – SmileAL

Finalizohet me sukses implementimi i projektit “Ofro terapinë e munguar”

Në sajë të bujarisë suaj nëpërmjet dhurimeve në Smile.al, u bë I mundur trajtimi terapeutik për 7 fëmijë me probleme zhvillimi në qarkun e Shkodrës, trajtim I cili nisi për një periudhë kohore prej 12 muajsh dhe përfundon në shtator të këtij viti.

Gjatë cdo seance terapie multidisiplinare këtyre fëmijëve u janë ofruar shërbime që i vijnë në ndihmë përmirësimit të aftësive të tyre në të gjitha fushat e zhvillimit.

Trajtimet për vonesat në zhvillim ndryshojnë sipas vonesës specifike. Disa trajtime përfshijnë terapi fizike për ndihmë në vonesat e aftësive motorike dhe terapi të sjelljes dhe edukative.

Terapistët  kane zgjedhur aktivitete të strukturuara, të përshtatshme për moshën që ndërtojnë dhe përforcojnë aftësi të rëndësishme sociale, të tilla si përballja me ndrojtjen; interpretimi i sinjaleve joverbale, fillimi dhe mbajtja e lojës etj..

Terapistët gjithashtu u mësojnë prindërve dhe kujdestarëve se si të mbështesin një fëmijë që lufton me një vonesë sociale ose emocionale duke ofruar strategji për të ndihmuar fëmijën për të luftuar emocionet negative dhe për të ndërtuar vetëvlerësimin e tij. Keto terapi ndihmojnë gjithashtu fëmijën të mësojë se si të njohë shenjat sociale për të inkurajuar zhvillimin social dhe emocional.

 Falenderojmë të gjithë kontribuesit dhe urojmë me gjithë zemër që në të ardhmen të kemi mbështetje të vazhdueshme nga komuniteti për kauza të kësaj natyre.

Bashkë për një shoqëri më të mirë!

Shkodër, maj 2023

Kthehu mbrapa