Kushtet e përdorimit – SmileAL

Kushtet e përdorimit

Kushtet e përdorimit të platformës – Mbrojtja e të dhënave personale dhe informacioneve konfidenciale

1. Faqja e internetit https://www.smile.al/ i përket Fondacionit Credins (këtu e më poshtë referuar si Fondacioni). Falë infrastrukturave të avancuara online dhe softuereve për burimet e hapura/të mbyllura, kjo faqe interneti mund t’i ofrojë kujtdo (këtu e më poshtë i quajtur përdoruesit/vizitori) informacione, pjesëmarrje dhe shërbime konsultimi, si dhe aplikacione teknologjike të përshtatshme për të marrë pjesë në veprimtari përfituese për publikun sipas kushteve të mëposhtme të përdorimit. Përdoruesi/vizitori që e përdor ose e viziton këtë faqe interneti, pranon hapur kushtet e përdorimit të përcaktuar këtu. Lundrimi, qëndrimi si dhe ndarja në dosje ose në katalogë e kësaj faqeje interneti, nënkupton një pranim praktik të kushteve të përcaktuara këtu e më poshtë.

Përdoruesi, pasi viziton këtë faqe interneti dhe regjistrohet përmes platformës, do të ketë mundësi të ofrojë para duke debituar kartën e tij ose duke i transferuar direkt fondet në çfarëdo mënyre (qoftë elektronikisht ose fizikisht, në llogarinë e hapur me Bankën ku mblidhen paratë e dhuruara për çdo veprimtari. Në rastin kur objektivi i  financimit ose i kohës për një veprim të caktuar është përmbushur, dhe/ose në rastin objektivi i një veprimi nuk është përmbushur deri në mbarimin e afatit të tij, ofertat do t’i kalojnë një veprimi tjetër të Programit dhe njoftimi përkatës për këtë veprim do të publikohet në Platformë, me përjashtim të rasteve kur përdoruesi kërkon kthimin e fondeve. Në këto iniciativa mund të kontribuojnë si individët ashtu edhe personat ligjorë. Përveç kësaj, përdoruesit mund të kontribuojnë në të mira ose shërbime, në varësi të natyrës dhe qëllimeve të veprimit përkatës. Përdoruesit mund të regjistrohet në platformë, me qëllim për të qenë përherë i përditësuar me ecurinë dhe rezultatet e veprimit, për të parë historinë e kontributeve të tij dhe për të marrë në përgjithësi informacione lidhur me projektet “Smile.al”. Në rastet kur pagesa kryhet përmes një karte, pas kryerjes me sukses të transaksionit do të gjenerohet elektronikisht një faturë, ndërsa në rastin e transferimit të fondeve në llogarinë përkatëse bankare ose depozitën direkte, fatura do të gjenerohet elektronikisht vetëm pas konfirmimit të depozitës. Përdoruesit mund të zgjedhin nëse dëshirojnë që kontributi i tyre të bëhet publik në faqen e internetit.

2. Faqja e internetit https://www.smile.al/ duhet të përdoret ekskluzivisht dhe vetëm për qëllime të ligjshme dhe vetëm sipas mënyrës që nuk kufizon ose pengon përdorimin e saj nga palët e treta. Përdoruesit/vizitorët e kësaj faqeje interneti duhet ta përdorin atë në përputhje me ligjin dhe kushtet e përdorimit. Përdoruesit/vizitorët e kësaj faqeje nuk duhet të përfshihen në veprime ose mosveprime që mund të shkaktojnë dështimin ose keqfunksionimin e saj, që mund të ketë ndikim negativ ose mund të rrezikojë shërbimet që kjo faqe interneti u ofron vizitorëve të saj.

3. E gjithë përmbajtja e kësaj faqeje interneti i vihet në dispozicion publikut sipas kushteve specifike të Licencës Creative Commons Attribution (CC BY 3.0), sipas përcaktimeve të detajuara në Licencën përkatëse, me përjashtim të rasteve kur është specifikuar ndryshe. Licenca e mësipërme nuk mbulon materialet e tjera që mbrohen nga Ligji ose legjislacioni përkatës, ose të cilat janë shpallur si Pronë Intelektuale e palëve të treta. Për të përdorur e shfrytëzuar materialet në pronësi të palëve të treta, përdoruesi i fundit duhet t’u referohet përfituesve të të drejtave të Pronësisë Intelektuale me qëllim për të siguruar licencat e nevojshme. Programet komjuterike që përdoren për zhvillimin dhe operimin e faqes së internetit https://www.smile.al/ janë në përgjithësi falas dhe ose softuerë nga burime të hapura dhe në rastet kur ofrohen, ato janë të disponueshme sipas kushteve specifike të Licencës së Bashkimit Evropian (https://joinup.ec.europa.eu/software/page/eupl/licence-eupl). Licenca specifike sipas së cilës softueri vihet në dispozicion, është e përcaktuar në faqen përkatëse të internetit që e ofron këtë softuer.

4. Fondacioni do të kujdeset që i gjithë informacioni dhe përmbajtja që publikohet në faqen e internetit  https://www.smile.al/ të jetë i saktë, i vërtetë dhe i përditësuar. Përveç kësaj, ajo do të ofrojë edhe përmbajtjen si informacione të ndryshme, emra, foto, ilustrime, të dhëna, etj., si dhe shërbimet e disponueshme në këtë faqe interneti “ASHTU SIÇ JANË”. Gjithçka sa u përmend më sipër si dhe informacionet e tjera që i ofrohen përdoruesit/vizitorit përmes faqes së internetit nuk do të përbëjnë asnjë kërkesë apo këshillë të drejtpërdrejtë a të tërthortë për të kryer veprime me efekte ekonomike. Përdoruesi duhet ta përdorë me kujdes informacionin e ofruar dhe të veprojë me pjekuri. Fondacioni nuk do të jetë në asnjë rrethanë përgjegjëse për pretendimet ligjore, civile ose penale, apo për ndonjë dëmtim aktual, special a të rëndësishëm të shkaktuar nga personi që e përdor/viziton këtë faqe interneti

5. Faqja e internetit https://www.smile.al/ mund të përmbajë lidhje me faqet e internetit të palëve të treta, të cilët do të përdoren vetëm për informacionet e përdoruesve/vizitorëve. Të gjitha lidhjet me faqet e internetit të palëve të treta nuk do të nënkuptojnë as miratim të pikëpamjeve apo veprimeve të palëve të treta, as pranim të përmbajtjes së shprehur, publikuar apo të postuar në to. Palët e treta të cilat sipas ligjit janë përgjegjëse për faqet e internetit, do të mbajnë përgjegjësi vetëm për përmbajtjen e faqeve të tyre të internetit ose për dëmtimet që mund të shkaktohen si rezultat i përdorimit të tyre sa herë që përdoruesi i https://www.smile.al/ futet në to. Përdoruesi/vizitori pranon se pas lidhjes me faqet e internetit të palëve të treta, ai do të dalë nga faqja https://www.smile.al/ dhe do t’i nënshtrohet kushteve të përdorimit të faqeve të internetit të palëve të treta.

6. Fondacioni do të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që rrjeti i saj të punojë si duhet, ndonëse ajo nuk mund të garantojë që serverat e saj do të funksionojnë pa ndërprerje ose gabime, që nuk do të kenë viruse, programe të dëmshme ose të ngjashme.

7. Duke pasur parasysh natyrën e Internetit, Fondacioni nuk do të jetë në asnjë rast përgjegjëse për çdo dëmtim të shkaktuar nga përdoruesi/vizitori i faqeve të internetit, shërbimeve, opsioneve dhe përmbajtjeve të kësaj faqeje interneti. Përveç kësaj, ajo nuk mund të garantojë se faqet e lidhura të internetit ose serverat përmes së cilëve shërbimet e lidhura me to u ofrohen përdoruesve/vizitorëve nuk përmbajnë viruse ose programe të tjera të dëmshme, pasi Fondacioni nuk mund të garantojë korrektësinë, plotësinë ose vlefshmërinë e përmbajtjeve, faqeve të internetit, shërbimeve, opsioneve ose rezultateve të përdorimit të tyre.

8. Fondacioni mund të mbledhë përmes kësaj faqeje interneti të dhëna personale vetëm për përdoruesit/vizitorët. Të dhëna personale konsiderohen vetëm ato informacione që mund të përdoren për të përcaktuar identitetin e përdoruesve/vizitorëve ose për të komunikuar me ta, veçanërisht informacionet e mbledhura përmes Skedimit të Detajeve të Ndryshme dhe/ose Formularëve të Pjesëmarrjes. Përdoruesi/vizitori pranon shprehimisht dhe hapur të japë të dhënat e tij personale si më lart, për faqen e internetit https://www.smile.al/, sa herë që t’u kërkohet ose është e detyrueshme me qëllim për të kryer një transaksion të caktuar, si për shembull për të pasur një provë apo vërtetim për dhurimin që ka bërë. Fondacioni mund t’i përdorë të dhënat personale për qëllime informacioni ose për t’u dërguar e-maile, letra, njoftime/të reja përdoruesve/vizitorëve të regjistruar, me përjashtim të rasteve kur këta të fundit nuk i dëshirojnë ato dhe ia kanë komunikuar shprehimisht dëshirën e tyre Fondacionit. Kjo e fundit nuk do t’i nxjerrë në shitje të dhënat personale të përdoruesve/vizitorëve të kësaj faqeje interneti. Fondacioni nuk do t’i transferojë ose nuk do t’ia bëjë publike të dhënat personale të përdoruesve/vizitorëve palëve të treta, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj ose në rast se ky transferim/publikim përbën një detyrim kontraktual të nevojshëm për funksionimin pa probleme dhe performancën e kësaj faqeje interneti.

Gjithashtu, rastet kur detajet e kontaktit (adresa elektronike, numri i telefonit) të donatorëve u transmetohen ose u bëhen publike organeve zbatuese me qëllim për të ofruar dhurata, siç përshkruhet edhe në paragrafin përkatës për këto veprime, nuk do të përbëjnë nxjerrje të të dhënave personale te palët e treta. Në çdo rast, kur një donator nuk dëshiron që detajet e kontaktit të tij të vihen në dispozicion të organeve zbatuese, ai duhet ta njoftojë Fondacionin me shkrim përmes formularit të kontaktit që gjendet në faqen  https://www.smile.al/contact/.

Fondacioni Credins merr të gjitha masat për të siguruar mbledhjen dhe përpunimin etik e të ligjshëm të të dhënave personale, si dhe ruajtjen e tyre në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Mbi mbrojtjen e të dhënave personale”, ndryshuar, duke mbrojtur fshehtësinë dhe konfidencialitetin e të gjitha informacioneve që vihen në dispozicion të saj.

Fondacioni mund të përpunojë, pjesërisht ose tërësisht, të dhënat e dorëzuara nga përdoruesit/vizitorët, përfshirë por duke mos u kufizuar me arsye statistikore dhe për të përmirësuar shërbimet dhe informacionet e ofruara (p.sh. numrin e donacioneve për veprim, përqindjen e arritjes së qëllimit, numrin total të dhuruesve për kategori, etj.). Vizitorët/përdoruesit që vënë në dispozicion të dhënat e lartpërmendura, duhet gjithashtu të japin pëlqimin e tyre që këto të dhëna të përdoren nga Fondacioni për qëllimet e lartpërmendura.


Në çdo rast, përdoruesit/vizitorët e faqes sonë të internetit kanë të drejtë t’i përdorin të dhënat personale që lidhen me ta, që janë subjekt i përpunimit sa specifikuar më sipër dhe t’i kundërshtojnë këto të dhëna (përfshirë korrigjimin e tyre). Të gjitha kërkesat për këtë qëllim duhet të dorëzohen me e-mail tek: [email protected].

Të dhënat për identifikimin e përdoruesit jo personal përmes kësaj faqeje interneti mund të mblidhen përmes teknologjive përkatëse, si cookies dhe/ose monitorimit të adresave IP, si dhe përmes mjeteve të tjera të ngjashme që rezultojnë nga komunikimi përmes web browser dhe serverit. “Cookies” janë skedule të vogla teksti të ruajtura në njësinë qendrore kompjuterike të çdo përdoruesi/vizitori, që nuk njohin dokumentet ose skedulet që ndodhen në to dhe nuk e lidhin kompjuterin me një person të caktuar. Ato përdoren për t’i ofruar përdoruesit/vizitorit lehtësi aksesimi me qëllim për të përdorur shërbimet specifike dhe/ose faqet e internetit për arsye statistikore dhe për të identifikuar fushat e dobishme ose të populluara.

Në të dhënat jo-personale mund të përfshihet edhe tipi i web browser-it që përdoret nga përdoruesi/vizitori, tipi i kompjuterit, sistemi i tij i operimit, ofruesi i shërbimit të internetit (ISP) dhe informacione të tjera të ngjashme.

përdoruesi/vizitori i kësaj faqeje interneti mund ta konfigurojë web browser-in e tij në mënyrë që të njoftohet gjithmonë për “cookies” e përdorura në shërbime specifike ose të mos lejojë pranimin e “cookies” sipas rastit. Për këtë qëllim, ai mund t’i referohet manualit të browser-it të tij ose fushës së ndihmës, me qëllim për të marrë më tepër informacione lidhur me këto operacione. Për shembull, ai mund ta konfigurojë Internet Explorer-in përmes Mjeteve / Opesioneve të Internetit / Sigurisë dhe Privatësisë. Në rastet kur përdoruesi. Vizitori i shërbimeve dhe faqeve të veçanta nuk dëshiron të përdorë “cookies” e vërtetimit, ai do të ketë akses të kufizuar për shërbimet, përdorimet ose operacionet e caktuara që ofrohen përmes kësaj faqeje interneti. Të gjithë të dhënat personale të marra nga Fondacioni përmes kësaj faqeje interneti, qoftë të dorëzuara nga përdoruesit, siç mund të jetë rasti, ose të mbledhura pasi përdoruesi ka lundruar e kërkuar në këtë faqe interneti, do të mblidhen në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Mbi mbrojtjen e të dhënave personale”, ndryshuar.


9. Kryerja e transaksioneve nga përdoruesi duhet të bëhet në përputhje me këto kushte dhe me udhëzimet e Fondacionit, të cilat janë në fuqi në kohën e kryerjes së transaksionit. Përdoruesi duhet të tregojë kujdes të veçantë gjatë plotësimit të detajeve të transaksioneve dhe merr përsipër të sigurojë se të informacionet e tij do të jenë të qarta, të plota dhe të sakta, pasi në të kundërt, Fondacioni do të jetë i detyruar të mos lejojë kryerjen e tyre. Fondacioni nuk do të jetë përgjegjës kur përdoruesi i plotëson të dhënat gabim, pasi ky i fundit është përgjegjësi i vetëm lidhur me saktësinë, plotësinë dhe vlefshmërinë e këtyre informacioneve.

Përdoruesi duhet të përmbushë të gjitha detyrimet e tij që rrjedhin nga kushtet e përdorimit të kartës së pagesës dhe legjislacioni përkatës lidhur me kryerjen e pagesave përmes mjeteve elektronike, duke përfshirë ndjekjen e të gjitha hapave për të siguruar mbrojtjen e sigurt të kartës, informimin në kohë të bankës emetuese në rast se karta i humbet ose i vidhet, dhe kështu me radhë. Përdoruesit e regjistruar duhet t’i mbajnë në mënyrë sa më të sigurt kodet e hyrjes në Aplikacion. Përgjegjësia e Fondacionit për mosekzekutimin ose ekzekutimin e gabuar të urdhër pagesave do të jetë subjekt i dispozitave të legjislacionit në fuqi lidhur me shërbimet e pagesave.


10. Format e komunikimit, tabelat e njoftimeve dhe fushat ndërvepruese mund të publikohen përmes kësaj faqeje interneti. Përdorimi i sa më sipër nënkupton se përdoruesi/vizitori është përgjegjësi i vetëm për komunikimin e kryer dhe për pasojat që rezultojnë nga publikimi i këtyre komunikatave. Fondacioni nuk do të jetë përgjegjëse për besnikërinë, saktësinë ose besueshmërinë e materialeve të publikuara në fushat ndërvepruese ose për qëllime të komunikimit në fushat ndërvepruese, ose pasojat që rrjedhin nga përdorimi i faqes së internetit. Fondacioni nuk do të pranojë ose miratojë në asnjë rrethanë, në çfarëdolloj mënyrë, idetë, pikëpamjet dhe veprimet e shprehura nga përdoruesi/vizitori në lidhje me komunikimin. Fondacioni mund të kontrollojë, korrigjojë madje edhe të fshijë përmbajtjen e komunikimit dhe pjesëmarrjes së përdoruesit/vizitorit. Ky i fundit e pranon licencën që i është dhënë sipas kushteve specifike të “Creative Commons” Attribution (CC-BY-v.3.0) siç përcaktohet edhe në detaje në Licensën përkatëse, për të gjitha projektet që garantojnë mbrojtjen sipas Ligjit 2121/1993, që rezultojnë nga komunikimet në tabelat e njoftimeve, format e komunikimit dhe në fushat ndërvepruese të përcaktuara më sipër.

11. Faqja e internetit https://www.smile.al/ mund t’i ofrojë përdoruesit/vizitorit opsionin për të marrë pjesë dhe për të diskutuar publikisht për temat e paraqitura në formën e pyetjeve. Përgjigjet e përdoruesit/vizitorit që merr pjesë në procedurën e mësipërme do të regjistrohen, analizohen dhe në përgjithësi, do të merren në konsideratë për të nxjerrë përfundimet lidhur me çështjen subjekt rishikimi, e cila paraqitet për konsultim publik përmes procesit të pjesëmarrjes. Fondacioni do të përcaktojë gjithmonë kushtet specifike të procesit të pjesëmarrjes dhe këshillimi publik.


Fondacioni rezervon të drejtën ekskluzive për t’i mbledhur dhe përdorur këto të dhëna, si dhe gjetjet përkatëse që u vihen në dispozicion publikut përmes faqes së mësipërme të internetit, ndërkohë që përdoruesi/vizitori pranon t’i transferojë të gjitha të drejtat për pronësinë intelektuale që rrjedhin nga pjesëmarrja e tij në këshillime publike me Fondacionin, siç përcaktohet edhe më lart.

12. Afatet dhe kushtet për përdorimin e kësaj faqeje interneti, si dhe të gjitha amendimet apo ndryshimet e kryera në të nga Fondacioni, do të rregullohen dhe plotësohen në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe Evropian, si dhe sipas marrëveshjeve përkatëse ndërkombëtare. Në rast se konstatohet dispozitat e kushteve të mësipërme nuk respektojnë kuadrin e mësipërm ligjor ose e bëjnë atë të pavlefshëm, ato do të reshtin së aplikuari nga vetë ligji dhe do të fshihen prej tij, pa cenuar në asnjë rast vlefshmërinë e kushteve të tjera.

13. Kushtet dhe dispozitat për përdorimin e kësaj faqeje interneti do të përbëjnë marrëveshjen e përgjithshme të lidhur mes Fondacionit dhe përdoruesit/vizitorit të faqeve të saj të internetit dhe shërbimeve, dhe do të jetë e detyrueshme vetëm për palën e fundit. Ndryshimi i kushteve të përdorimit nuk do të merret në konsideratë si dhe nuk do të jenë pjesë e kësaj marrëveshjeje, me përjashtim të rasteve kur ndryshimet bëhen me shkrim dhe përfshihen në kushtet ekzistuese të përdorimit. Në rast se nuk specifikohet ndryshe në këtë faqe interneti, kushtet e mësipërme të përdorimit do të hyjnë menjëherë në fuqi në tërësi. Fondacioni rezervon të drejtën e njëanshme, pa bërë një njoftim paraprak, të amendojë, shtojë ose ndryshojë përmbajtjen ose shërbimet e faqes së internetit, si dhe të kushteve të përdorimit sa herë që e gjykon të nevojshme, gjithmonë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi. Duke pasur parasysh sa më lart, përdoruesit/vizitorët e faqes së internetit këshillohen që ta kontrollojnë vazhdimisht përmbajtjen në fjalë, shërbimet dhe kushtet për çdo ndryshim të mundshëm, pasi vazhdimi i përdorimit të tyre do të nënkuptojë pranimin e të gjitha ndryshimeve të kryera.