17 Janar, 2023
Platforma më e dashur e shqiptarëve Smile.al operon tashmë që prej Tetor ‘21, duke qenë e para dhe e vetmja platformë crowdfunding në Shqipëri për mbledhje fondesh nga publiku për të mbështetur projekte me karakter social. Që nga lançimi i saj janë hapur 2 thirrje dhe janë hedhur në platformë 20 projekte për t’u mbështetur. Projektet i përkasin organizatave të ndryshme jo fitimprurëse që operojnë prej vitesh në Shqipëri dhe projektet e hedhura në platformë kanë qenë në mbështetje të kauzave dhe shtresave të ndryshme të shoqerisë në fusha si solidariteti, inovacioni, mirëqenia, arsimi etj. Përgjatë thirrjes së parë lançuar…
Lexo më shumë >>
8 Nëntor, 2022
Dy projekte mjaft të bukura kanë startuar në platformën Smile.al. Këto projekte konsistojnë në dy kauza sensitive po dhe me mesazhe mjaft pozitive për atë që përcjellin. Projekti: “Garo/Mbështet si Maratonomak”, i Sindromës Down Albania, kërkon mbledhjen e fondeve për të mbështetur shërbimet terapeutike të 43 fëmijëve të qendrës Pro Pak. Një projekt i cili prek një kauzë sociale për t’i dhënë mbështetje këtyre fëmijëve në rritjen, zhvillimin dhe integrimin e tyre në shoqëri. Sa i bukur aq edhe sensibilizues për ne si shoqëri, për të kuptuar jo vetëm që duhet t’i mbështesim fëmijët me aftësi ndryshe, po duhet të…
Lexo më shumë >>
18 Qershor, 2021
Smile.al është një nismë pioniere për promovimin e banking-ut social dhe zhvillimor në shoqërinë shqiptare. Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë novatore do të mundësojë mbledhjen e fondeve nga të gjithë personat e interesuar, kudo ku ndodhen në botë për projekte me kontribut social. Platforma Smile.al është një iniciativë e Fondacionit Credins zotëruar 100% nga banka Credins. Platforma vjen si një nismë e drejtuesve dhe aksionerëve të bankës për të krijuar një platformë e cila shërben për të rritur vetëdijen në radhët e publikut dhe për të motivuar njerëzit të kontribuojnë sa më shumë që të jetë…
Lexo më shumë >>
28 Shtator, 2022
Prej më shumë se 1 viti, e para platformë crowdfunding në Shqipëri “Smile” vazhdon implementon me sukses projekte të bukura me impakt social e në mbështetje të komuniteteve në nevojë. Këtë herë u finalizua ndërtimi i “Serës për fëmijët me aftësi ndryshe” tek shkolla speciale Luigj Gurakuqi në Tiranë, falë platformës Smile si dhe organizatës jo fitimprurëse ‘Përtej Barrierave”. 127 fëmijë me aftësi ndryshe të moshës 6-18 vjeç do të kenë serën e tyre me sistem vaditës, ngrohje, ndriçim, ajrosje për kultivimin e bimëve me cikël të plotë të cilën mund ta punojnë si dhe të kultivojnë bimë të ndryshme…
Lexo më shumë >>
11 Maj, 2022
Finalizohet me sukses implementimi i projektit “Kovat Blu”, hedhur në platformën e parë shqiptare për mbledhje fondesh nga publiku Smile.al. Momente të bukura nga ky event, kushtuar moshës së tretë. Platforma Smile, u dha mundësinë shqiptarëve në Shqipëri dhe në botë, te kontribuojnë direkt për të mbledhur fondet për këtë projekt të rëndësishëm për moshën e tretë duke i ardhur në ndihmë këtij komuniteti.Realizimi i këtij projekti vërteton suksesin e platformës Smile, duke bërë shumë grupe në shoqëri të buzëqeshin dhe duke ju dhënë shpresë projekteve të tjera për t’u implementuar në të ardhmen. https://www.youtube.com/watch?v=rAWbg-5bsD4
Lexo më shumë >>