28 Mars, 2024
Ojf implementuese: Vodafone Albania Foundation Të nderuar dhurues, Dëshirojmë t'ju falënderojmë nga zemra për donacionin bujar për Shtëpinë “Rozalba” në rrethin e Lezhës, me projektin "Së bashku mundemi të ngjisim malin më të lartë", nismë e Vodafone Albania Foundation. Kontributi juaj do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e grave dhe vajzave të reja që përballen me sfida të mëdha. Jemi të kënaqur të informojmë se donacioni juaj në platformën Smile.al i është dorëzuar me sukses Shtëpisë “Rozalba”. Këto fonde do të përdoren për të siguruar strehim të sigurt, nevoja thelbësore si veshje dhe ushqim, shërbime këshillimi dhe programe arsimore. Falë…
Lexo më shumë >>
14 Shkurt, 2024
Ojf zbatuese- Fondacioni ALO! Mik Përmes mbështetjes së ngritur falë dhurimeve tuaja në platformën Smile.al, u implementua me sukses projekti “Trauma në fëmijërinë”,nga Fondacioni “Alo! Mik” me synim përmirësimin e kujdesit për fëmijët e ekspozuar ndaj traumës. Në sajë të kontributit tuaj u mundësuan: 140 komplete mjetesh përballuese për fëmijë, të dhuruara në 10 qendra të ndryshme, përfshirë dhe ate te Alo ! Mik6 kënde rregulluese të përgatitura për 6 qendra nëpër Shqipëri (Tiranë, Durrës, Korçë, Gjirokastër, Elbasan)50 kurrikula vetërregulluese në ndihmë të trajnuesve 2 komplete portative terapie loje Së bashku me punonjës socialë, mësues e psikologë në disa qendra ditore…
Lexo më shumë >>
24 Janar, 2024
Ojf zbatuese: Forumi i Gruas Elbasan Vizituam dje strehën e “Forumi i Gruas Elbasan’, ku u takuam me drejtoreshën, stafin e kësaj organizate dhe disa nga gratë përfituese të fondeve të mbledhura falë dhurimeve tuaja në Smile.al për projektin “Mbështetje për gratë dhe fëmijët e dhunuar” në zona të qarkut të Elbasanit. Në kushtet e një situate të pasigurt menjëherë pas divorcit për këto nëna dhe fëmijët e tyre, nëpërmjet kësaj nisme u arrit mbështetja me një paketë financiare për të përballuar minimalisht një periudhë një mujore (qera, pagesë energji/ujë, ushqime,veshje, medikamente). Duke falenderuar të gjithë ju që mundësuat lehtësimin…
Lexo më shumë >>
29 Maj, 2023
Në sajë të bujarisë suaj nëpërmjet dhurimeve në Smile.al, u bë I mundur trajtimi terapeutik për 7 fëmijë me probleme zhvillimi në qarkun e Shkodrës, trajtim I cili nisi për një periudhë kohore prej 12 muajsh dhe përfundon në shtator të këtij viti. Gjatë cdo seance terapie multidisiplinare këtyre fëmijëve u janë ofruar shërbime që i vijnë në ndihmë përmirësimit të aftësive të tyre në të gjitha fushat e zhvillimit. Trajtimet për vonesat në zhvillim ndryshojnë sipas vonesës specifike. Disa trajtime përfshijnë terapi fizike për ndihmë në vonesat e aftësive motorike dhe terapi të sjelljes dhe edukative. Terapistët kane zgjedhur…
Lexo më shumë >>
29 Maj, 2023
Një nga projektet e mbështetura nga dhurimet e publikut në Smile.al është dhe “Gratë dhe Ekonomia e Gjelbërt”me qellim punesimin e nje grupi grash nga zona e Manzes ne bujqesi. Grupi I grave të Manzës është modeli i parë i një Kooperative Sociale e cila po konsolidohet së bashku me bimën shumëvjeçare të ROZMARINES OFFICINALIS, produkt I cili që prej nisjes së procesit, ka ndikuar në përmirësimin e të ardhurave ekonomike të tyre duke qënë se ky produkt ka kërkesa në tregun vendas dhe të huaj. Ky projekt i dobishëm për integrimin e këtyre grave në shoqërinë aktive, bëri të…
Lexo më shumë >>
30 Prill, 2023
Mes shokëve e miqve e vogla Nikoleta gëzoi e festoi si asnjëherë ditëlindjen e saj!Gëzuam dhe ne bashkë me të, me dëshirën që kjo festë të pasohet nga shumë tëtjera në vitet që vijnë. Kështu si Nikoleta do të gëzojmë edhe 9 fëmijë të tjerë, pjesë të nismës aq tëbukur "Dhuro dhe festo" nga World Vision Albania dhe në realizim me sukses falëdhurimeve tuaja në Smile.al Sepse ku ka fëmijë, duhet të ketë lumturi!Bashkë mundemi! Shkodër, prill 2023
Lexo më shumë >>