23 Gusht, 2023
U finalizua me sukses mbledhja e fondeve prej 1.8 Milion Lekë për projektin “Ndihmë financiare për tërmetin ne Turqi” hedhur në platformën Smile.al, nga Caritas Shqiptar. Kalimi I fondeve të cilat do të përdoren për të mbështetur direkt familjet e dëmtuara nga tërmeti i 14 shkurtit të këtij viti në zonën jugore të vendit, përkatësisht në qytetet Hataj , Pazarcik dhe Kahramanmaras, u përmbyll me firmosjen e marrëveshjes nga përfaqësuesit respektivë të dy institucioneve, Znj. Elvana Hana, Drejtore e Përgjithshme e Fondacionit Credins dhe Znj. Juliana Reso, Drejtore e Përgjithshme e Caritas Shqiptar, Fondet do t’i dhurohen Konfederatës Caritas Internationals,…
Lexo më shumë >>
2 Gusht, 2023
Platforma e vetme online në Shqipëri - crowdfunding “Nuk ka rëndësi sa dhuroni por sa shpirt ka dhurimi juaj”- Do të citonte e madhja Nënë Tereza, simboli i mirësisë dhe mishërimi i dashurisë njerëzore. Në kulturën e vendit të vogël Ballkanik, bamirësia është shfaqur gjithmonë në forma të ndryshme, duke e bërë Shqipërinë të evidentohet për bujarinë e saj. Një traditë kjo e popullit shqiptar ku filozofinë “çka është e imja është edhe e jotja” do ta kultivonte dhe trashëgonte ndër breza. Për herë të parë donacionet apo siç njihen ndryshe dhurimet, të hapura edhe për publikun shqiptar u shënuan…
Lexo më shumë >>
14 Shkurt, 2023
U finalizua me sukses projekti i hedhur në platformën Smile.al i cili nisi si një projekt modest me objektiv integrimin e 14 fëmijëve me spektrin e autizmit me anë të zhdërvjellësimit të talentit të tyre të përbashkët, atë të pikturës. Përgjate muajve të implementimit të këtij projekti, fëmijët me spektrin e autizmit nga shkollat “Kushtrimi I Lirisë” dhe “7 Marsi”, patën mundësinë të ndiqnin kurset e pikturës edhe në formë terapie duke përmirësuar në të njëjtën kohë dhe zhvillimin e aftësive psiko-sociale dhe socializimin e këtyre fëmijëve me njëri-tjetrin, rritjen e vetëbesimit, fokusimit dhe mësimit të disiplinës. Në Janar 2023,…
Lexo më shumë >>
Nuk ka ende asnjë evente.