Credins bank është një ndër 3 bankat më të mëdha në Shqipëri për asete, depozita dhe financim. Një bankë universale që ofron produkte dhe shërbime bankare që mbulojnë 360 gradë kërkesat e klientëve tanë dhe fuqizojnë individët, familjet, bizneset dhe institucionet. E krijuar në 2003 si banka e parë me kapital shqiptar, Credins vazhdon ti qëndrojë besnike misionit të saj për të qenë zgjedhja numër një për shqiptarët dhe hapësirën shqipfolëse. Selia qëndrore është në Tiranë, ndërkohë që aktiviteti i bankës shtrihet përmes një rrjeti të gjerë prej 58 degësh në çdo cep të Shqipërisë. Banka ndërton partnerite në nivel vendi, divizioni dhe rajoni për të ofruar zgjidhje financiare në përputhje të përshtatura për klientët, duke përfshirë këtu produkte inovative në përputhje me trendin dixhital, këshillim financiar por dhe zgjidhje tradicionale bankare për financim dhe investime, të gjitha këto të udhëhequra nga standarte të larta etike. Credins bank konkuron me ndershmëri në tregun bankar shqiptar, duke mos u bërë palë e konkurencës së jashtëligjshme. Credins bank merr përsipër menaxhimin sa më efikas të depozitave të klientëve tanë, krijimin e mundësive të kreditimit dhe instrumentat financiarë për të gjithë, si dhe nxit krijimin e mundësive të reja në fushën e sipërmarrjes duke marrë parasysh edhe ndikimet që vendimet e saj mund të kenë në shoqëri dhe natyrë. Credins bank përpiqet të jetë në pararojë të cilësisë dhe profesionalizmit, të vlerësojë meritat dhe të shpërblejë performancën e punonjësve te saj. Credins bank jep një kontribut thelbësor për komunitetin dhe e ka strukturuar përgjegjësinë e vetë sociale në katër shtylla të rëndësishme: aksionerë, punonjës, ambjent dhe mjedis social. Credins bank beson në vlerat dhe shpirtin krijues të shqiptareve.
Grant Thornton është një nga organizatat kryesore në botë që i ofron shërbimet e saj përmes shoqërive të pavarura të sigurimit, tatimore dhe këshillimore. Këto kompani ndihmojnë organizatat dinamike të nxjerrin në pah potencialin e tyre për zhvillim duke ofruar këshilla kuptimplote dhe praktike. Ekipet proaktive, të drejtuara nga partnerë të arritshëm në këto kompani, përdorin mprehtësinë, përvojën dhe instinktin e tyre për të kuptuar çështjet e ndërlikuara për klientët që operojnë në sektorin privat dhe publik. Ato gjithashtu i ndihmojnë këta të fundit për të gjetur zgjidhjet e duhura. Fokusi i më tepër se 42,000 punonjësve të “Grant Thornton”, në më shumë se 130 shtete, është të bëjnë një ndryshim për klientët, kolegët dhe komunitetet në të cilët ne jetojmë dhe punojmë.
Partnerët Shqipëri është një OJF shqiptare e pavarur, e themeluar në vitin 2001, që mbështet shoqërinë civile dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndër-sektorial me qëllim forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e zhvillimit ekonomik.
Partnerët Shqipëri është anëtare e Partners Network, një partneritet i 22 organizatave të pavarura në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore, Afrikë e Lindjen e Mesme, të cilat punojnë për një ndryshim paqësor e demokratik.
Partnerët Shqipëri është anëtare edhe e disa rrjeteve të tjera rajonale dhe evropiane si Euclid , BCSDN, ECAS, DIESIS, etj.
Fondacioni Vodafone Albania është një organizatë jo-fitimprurëse e themeluar nga Vodafone Albania Sh.A. sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës Nr. 2577, datë 17 korrik 2007. Fondacioni Vodafone Albania financohet në baza vjetore nga kontributet e Vodafone Albania Sh.A dhe Fondacionit të Vodafone Group në Mbretërinë e Bashkuar. Donacionet e palëve të treta mirëpriten nëse përputhen me qëllimin e bamirësisë.
Qellimi i Fondacionit eshte te pershpejtoje idete dhe perpjekjet inovative që përdorin teknologjinë dhe burimet më të mira për të maksimizuar ndikimin social në dobi të shoqërisë. Ai harton programe dhe mbeshtet financiarisht zbatimin e projekteve dhe iniciativave që japin ndikime të matshme dhe të qëndrueshme në jetën e shqiptarëve.
Programi “Connected for Good” i Fondacionit është kombinimi i bamirësisë dhe teknologjisë së Vodafone për të maksimizuar ndryshimin që i bën botës.
Fondacioni në Shqipëri synon të bëhet partneri kryesor në edukimin e TIK në vend në 10 vitet e ardhshme duke investuar në edukimin e të rinjve dhe grupeve të disavantazhuara dhe duke transformuar jetën e tyre, duke i pajisur me aftësitë dhe kapacitetet për të ardhmen.
Banka Amerikane e Investimeve SHA është një bankë e cila filloi aktivitetin e saj më 1 Nëntor 1999. Emrin e sotëm e mban pas blerjes së Bankës Credit Agricole Albania SHA nga Tranzit Finance, kompani e grupit NCH Capital, i cili është një nga investitorët më të mëdhenj dhe të mirënjohur amerikan në rajon e më gjerë.
Aktualisht ABI Bank, ka nje prezencë degësh në qytetet më të medha në të gjithë vendin dhe me një staf të bashkuar punonjësish, të cilët sjellin eksperiencën dhe kulturën e të dyja bankave duke i shtuar Bankës një faktor tjetër pozitiv dhe konkurrues në treg.