Për herë të parë në Shqipëri, platforma online për të mbledhur fonde – SmileAL

Për herë të parë në Shqipëri, platforma online për të mbledhur fonde

Për herë të parë në Shqipëri, platforma online bën të mundur mbledhjen e burimeve online nga “publiku” – nga kushdo që është i interesuar, kudo ku ndodhet në Shqipëri apo në botë. Burimet përdoren më pas për projekte specifike të ndërmarra nga organet zbatuese. Filozofia thelbësore e mbledhjes së fondeve online është të rrisë vetëdijen në radhët e publikut dhe t’i motivojë njerëzit të kontribuojnë, sa më shumë që të jetë e mundur, në zbatimin e projekteve që janë të nevojshme për shoqërinë shqiptare. 

Në program përfshihen projekte të cilët përqendrohen në 7 fushat e mëposhtme:

  1. Shëndeti dhe Solidariteti
  2. Promovimi i trashëgimisë kulturore 
  3. Sipërmarrja Sociale
  4. Sipërmarrja Inovative
  5. Mjedisi
  6. Edukimi dhe Trajnimi
  7. Aktivitetet Sportive.

Masat e ndryshme të Smile.al po zbatohen nga institucione me histori solide në veprimtari të tilla, përmes faqes së internetit të programit www.smile.al duke shfrytëzuar potencialin e modelit të financimit online. Fondet e mbledhura përmes Smile.al janë në formën e dhurimeve.

Çfarë është mbledhja e fondeve online nga publiku?

Mbledhja e fondeve online nga “publiku” është një koncept dhe praktikë e thjeshtë, e njohur për mbledhjen e fondeve, me anë të të cilit një subjekt, qoftë individ, biznes apo ndonjë organ tjetër, mund të kontribuojë, në bazë të mundësive të tyre, në natyrë ose me para, për nisma të ndryshme siç është mirëqenia sociale, solidariteti, inovacioni etj, që shpesh përqendrohen në komunitet e në mjedis.

Në vitet e fundit, mbledhja e fondeve online është kthyer në një mjet të vlefshëm për të mbështetur agjencitë dhe OJF-të në përpjekjet e tyre për të siguruar fondet e nevojshme për zbatimin e objektivave të tilla si kryerja e veprimtarive që mbështesin mirëqenien e solidaritetin shoqëror apo zbatimi i ideve novatore të biznesit. Praktika e kërkimit të fondeve nga një numër i madh njerëzish, nga i cili ka dalë edhe termi “mbledhja e fondeve nga publiku”, u shfaq në kufijtë e sistemit tradicional financiar dhe është bërë më e lehtë për t’u realizuar falë përhapjes së internetit. Krahas shpejtësisë e karakterit të drejtpërdrejtë që ofron ky model i mbledhjes së fondeve për prezantimin e një ideje dhe bashkëveprimit me agjencinë që e zbaton atë, një nga avantazhet kryesore të mbledhjes së fondeve në këtë mënyrë janë kostot e ulëta të operimit dhe mbulimi i gjerë e promovimi i projekteve që do të financohen.

Mbledhja e fondeve e motivon publikun të kontribuojë në arritjen e qëllimeve specifike, inkurajon njerëzit që të mbështesin në bazë kolektive e në një mënyrë me të vërtetë praktike çdo sipërmarrje shoqërore që ata mendojnë se meriton mbështetjen e tyre.

Kthehu mbrapa