Projekte për të dhuruar – SmileAL

Projekte

Shuma deri tani: 43100 ALL

TE KUJDESEMI QE VETMIA MOS TE NA LERE ME SHUME RRUDHA NE SHPIRT SESA NE FYTYRE

Të moshuarit meritojnë respekt dhe vemendje nga te gjithë, ata janë shkronja të mençurisë, përvojës dhe tregimit. Te moshuarit e kalojnë pjesën më të madhe në shtëpi pasi nuk kanë ndonjë aktivitet për të ndjekur për moshën e tyre. Po shkojmë drejt një shoqërie në të cilën të moshuarit përbëjnë një faktor gjithnjë në rritje, në planin social, ekonomik dhe shëndetësor. Për të moshuarit është një domosdoshmëri kontakti me familjen, fëmijët, nipër e mbesa, por edhe me miq e shokë. Izolimi i tyre sjell një përkeqësim të shëndetit fizik dhe mendor. Te moshuarit nuk jane kurre te vjeter, ata jane…

Objektivi: 550000 ALL

01/03/2024 - 30/06/2024

Shuma deri tani: 406900 ALL

Mbeshtesim maternitetet te kujdesen per te porsalindurit dhe te shpetojne jete – inkubatore per te porsalindurit.

Periudha neonatale / e te porsalindurit , 0-28 ditet e para te jetes, eshte koha me e brishte per mbijetesen e femijeve. Ne Shqiperi me gjithe progresin e realizuar vitet e fundit, 7 ne 1,000 femije te lindur cdo vit nuk jetojne. Vdekjet gjate muajit te pare te jetes perbejne rreth 80 % te gjithe vdekjeve te femijeve nen 5 vjec. Zbatimi I standarteve te cilesise se sherbimit, bashke me kapacitetet adekuate te personelit shendetesor, infrastrukturen dhe pajisjet e nevojshme mejkesore jane thelbesore per te shpetuar jete te porsalindurish. Zyra e UNICEF ne Tirane, ka mbeshtetur me asistence teknike sherbimin…

Objektivi: 9428000 ALL

01/03/2024 - 30/06/2024

Shuma deri tani: 74900 ALL

"Më jep një shans të të tregoj talentin tim!"

“Më jep një shans të të tregoj talentin tim!” është një nismë, e cila synon krijimin e klasës së artit pamor në shkollën 9-vjeçare të fshatit Zvezdë në Bashkinë e Maliqit. Nxënësit e talentuar të kësaj shkolle do të kenë mundësi që përmes mjeteve që do të sigurohen nga kjo nismë të zhvillojnë talentin e tyre në artin pamor në mënyrë profesionale jo vetëm përgjatë procesit mësimor por edhe jashtë tij. Të ndodhur në një zonë rurale me akses të kufizuar në shërbime, të rinjtë e Zvezdës kërkojnë mbështetjen tuaj për sigurimin e materialeve, si: pëlhura, bojëra, penela dhe stenda,…

Objektivi: 581782 ALL

01/02/2024 - 31/05/2024

Shuma deri tani: 34001 ALL

Sipërmarrësit e së ardhmes - Laboratorët e Sipërmarrjes në shkolla

Pavarësisht investimeve në rritje, vit pas viti, për përmirësimin e infrastrukturës në shkolla, ka ende nevoja dhe kërkesa nga shkollat. Ngritja e laboratorëve të sipërmarrjes, tani që teknologjia e informacionit ofron shumë më tepër hapësira e mundësi për nxënësit e mësuesit, është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar dije dhe aftësi praktike të nxënësve për sipërmarrjen. Ndërtimi i mjediseve miqësore për fëmijët, pajisja me mjetet dhe teknologjinë që do t’i lehtësojë procesin e të nxënit në mënyrë praktike. Kjo nismë do t’i pajisë nxenesit me aftësi të të bërit biznes nëpërmjet lojës, mjeteve didaktike 2D dhe platformave child friendly…

Objektivi: 2500000 ALL

01/12/2023 - 31/05/2024

Shuma deri tani: 25000 ALL

R.I.D.E (Rruga gjithëpërfshirëse e Romës drejt arsimit)

Qëllimi i projektit është të promovojë integrimin e fëmijëve dhe adoleshentëve romë në terrritorin e Bashkia Fier, i cili është edhe bashkia e trete ne Shqiperi me numrin më të madh të banorëvete komunitetit romë. Ky komunitet, jeton në zonat periferike të qytetit, përballet me një nivel diskriminimi në disa fusha te rendesishme jetesore si ne nivel profesional, arsimor dhe institucional duke krijuar edhe modele te përjashtimit apo edhe te vetperperjashtimit nga jeta sociale e qytetit. Vitet e fundit, ka pasur një nivel në rritje të rëndësisë së arsimit gjithëpërfshirës dhe nxitjes së kohezionit social midis komuniteteve të ndryshme dhe…

Objektivi: 600000 ALL

01/12/2023 - 31/05/2024

Shuma deri tani: 174600 ALL

Mbështetje “sensoriale” për fëmijet me vështirësi në integrimin sensorial. Çanta sensoriale

“Qëllimi i këtij projekti është pajisja e 20 fëmijëve me nevoja të veçanta dhe veshtirësi në integrimin sensorial me një çante që përmban objekte sensoriale që mund të përdoren në ambjentet e shtepisë nga kujdestarët e tyre në formën e një terapie të strukturuar. Problemet në integrimin sensorial janë shumë të shpeshta në diagnoza si: Paraliza cerebrale, çrregullime të spektrit të Autizmit, Sindroma Down, Sindroma të ndryshme gjenetike. Pjesë e projektit do të jetë edhe një vlerësim sensorial i cili do të kryhet nga terapistet e qendrës për të kuptuar vështiresitë në integrimin sensorial të fëmijëve në fillim të projektit…

Objektivi: 595444 ALL

01/11/2023 - 30/04/2024

Shuma deri tani: 57501 ALL

Tinguj shprese

Projekti ynë është i përkushtuar për të sjellë gëzim dhe shpresë për fëmijët e sëmurë në spitalin e Durresit. Nëpërmjet aktiviteteve tërheqëse të fundjavës të rrënjosura në parimet Montessori, ne synojmë të rrisim besimin e tyre në vetvete, të ushqejmë mirëqenien e tyre emocionale dhe t’u ofrojmë atyre mësime të vlefshme për jetën. Qendra “Lunah Qender Edukimi” do të ofrojë aktivitete argëtuese në fundjavë, muzikë, art dhe punedore, gjuhe te huaja, kompjuter, animatorë, mësime nëpërmjet lojrave dhe aktiviteteve montesori të dedikuara për fëmijët. Ne besojmë se çdo fëmijë meriton një shans për të mësuar, rritur dhe buzëqeshur, edhe përballë sëmundjes.…

Objektivi: 658000 ALL

01/11/2023 - 30/04/2024

Shuma deri tani: 121000 ALL

Për një jetë të shëndetëshme dhe më ekonomike

Deviza “Të jetojmë shëndetshëm dhe ekonomikisht më lirë” duhet të bëhet sot motoja e çdo familje në Shqipëri. Në bisedat tona të përditeshme ne diskutojmë për faturën e energjisë elektrike së është e lartë dhe nuk sigurojmë dot ujin e ngrohtë sanitar për familjen, ngrohjen në dimër, se stinët kanë ndryshuar dhe mjedisi gjithmonë e më shumë i ndotur. Këto sfida në dukje familjare janë sot globale duke shtuar këtu dhe efektin e luftës në Ukrainë. Ato gjejnë përgjigje në disa fjalë kyçe si “Energji e rinovueshme”, “Eficense energjie”, “Ndryshime klimatike”, pak të njohura për fjalorin tonë të përditshëm. Për…

Objektivi: 1500000 ALL

01/11/2023 - 30/04/2024

Shuma deri tani: 140001 ALL

Shkëndija e fjalëve, Logopedia për ndryshim

Fëmijët të cilët kanë përjetuar eksperienca traumatike të forta gjatë viteve të para të jetës së tyre, kanë probabilitet më të lartë për të shfaqur ngadalësim të zhvillimit kognitiv, i cili manifestohet me vështirësi në të folur. Vështirësitë në të shprehur ndikojnë ndjeshëm në aftësinë e fëmijës për të komunikuar. Fëmijët me çrregullime të komunikimit hasin vështirësi jo vetëm në të shprehur por edhe në ndërveprim me bashkëmoshatarë dhe të rritur, duke ndikuar drejtpërdrejtë në ndërtimin e marrëdhënieve sociale dhe suksesin e tyre shkollor. Në SOS Fshatrat e Fëmijëve, gjatë punës që bëhet për të trajtuar këto fëmijë, specialistë të…

Objektivi: 978000 ALL

01/11/2023 - 30/04/2024