Projekte të mbështetura – SmileAL

Projekte

Shuma deri tani: 328281.01 ALL

Dhuro dhe Festo!

Të gjithë së bashku për një ditëlindje! Projekti “Dhuro dhe Festo” synon të sjellë gëzim në jetët e dhjetë vogëlushëve nga komunitetet më në nevojë në zonat ku World Vision Albania punon, të cilët kanë humbur njërin nga prindërit. Secilit prej fëmijëve do t’u organizohet një festë surprizë për ditëlindje me pjesëmarrjen e miqve, të afërmve dhe përmes kontributit tënd bujar. Je i/e ftuar në një ditëlindje për të sjellë gëzim dhe për të rikthyer një buzëqeshje! Fëmijët vijnë nga komunitetet më në nevojë në zonën e Tiranës, Durrësit e Shkodrës dhe disa prej tyre nuk kanë pasur asnjëherë mundësi…

Objektivi: 550000 ALL

01/11/2022 - 20/02/2023

Shuma deri tani: 360800 ALL

Mbështet si një maratonomak!

Fushata ndërgjegjësuese dhe mbledhje fondesh, “Mbështet si Maratonomak Down Syndrome Albania” (DSA) zhvillohet në kuadër të Maratonës së Tiranës e cila këtë vit ndodh me 23 Tetor. Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për Sindromën Down, dhe ky është edicioni i 2-të i kësaj fushate. Fushata nuk është e lidhur zyrtarisht me organizimin e Maratonës së Tiranës. DSA ashtu si në çdo vend të botës ku mbahen maratonat, bashkëpunon me këtë eveniment në dy drejtime: 1. I fton vrapuesit që garën e tyre t’ia dedikojne kauzës së individeve me Sindromën Down, tetorit pra si muaji i ndërgjegjësimit për Sindromën Down. 2.…

Objektivi: 660000 ALL

17/10/2022 - 17/01/2023

Shuma deri tani: 550000 ALL

Edhe une jam një talent

Në bazë të statistikave të mbledhura për fëmijët me çrregullime të spektrit të Autizmit në shkollën 9 vjeçare Kushtrimi i Lirisë nga Klubi i Prindërve me Çrregullime të Spektrit të Autizmit është evidentuar që këta fëmijë kanë një talent të përbashkët atë të pikturës. Deri më tani klubi ka punuar në mbledhjen e informacionit mbi këta fëmijë dhe nga analiza e të dhenave kemi konkluduar se në këtë shkollë numri i këtyre fëmijëve është gjithmonë në rritje. Më konkretisht janë reth 8 fëmijë të regjistruar pranë kësaj shkolle ku 5 prej tyre janë djem dhe 3 vajza Gjithashtu dhe shkolla…

Objektivi: 550000 ALL

10/04/2022 - 10/09/2022

Shuma deri tani: 34010 ALL

Boccia Albania

Projekti “Boccia Albania” do të jetë një risi për vendin tonë. Kampionati i Boccia do të vijë si një pilotim i parë në qarkun e Elbasanit që në vitet në vazhdim të bëhet pjesë integrale e programeve të Ministries së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ky kampionat synon të integrojë dhe të fuqizojë me aftesi të përqendrimit, prezicionit dhe të fokusimit të rinjtë me aftësi ndryshe. Loja e Boccia është një sport paralimpik I cili është dizenjuar për t’u luajtur nga personat me aftesi ndryshe. Boccia do të jetë një kampionat inovativ duke ardhur edhe si një menyrë advokimi për përfshirjen…

Objektivi: 2605250 ALL

10/04/2022 - 10/09/2022

Shuma deri tani: 15000 ALL

Mendo edhe për mua

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht NISMA) është një organizatë jofitimprurëse, e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. NISMA është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri. Mision i NISMA është të promovojë të drejtat, të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për fëmijët, të rinjtë dhe familjet në situata të cënueshme, si dhe për komunitetet e margjinalizuara rome / egjiptiane dhe grupet e tjera sociale në Shqipëri Qëllimi i ndërhyrjes së propozuar është të forcojë më tej përgjegjësinë sociale dhe komunitare ndaj shtresave në nevojë. Nisma synon të nxisë të gjithë…

Objektivi: 470000 ALL

10/04/2022 - 10/09/2022

Shuma deri tani: 846750 ALL

Gratë dhe ekonomia e gjelbërt

Qëllimi i fushatës është promovimi i bashkëpunimit dhe pavarësisë ekonomike për gratë në zonën e Manzës, mbi sipërmarrjen e gjelbërt, si një mundësi punësimi, pavarësie ekonomike dhe menaxhim miqësor të tokës. Gratë do të angazhohen në mbjelljen e rozmarinës organike, në një sipërfaqe prej 2 hektarësh. Mbështetja nevojitet për blerjen e 80 000 fidanëve, një makinë prerëse. Si rezultat i mbështetjes presim 3 ton produkt të cilët do t’u shiten kompanive eksportuese. Produkti do të certifikohet nga organi certifikues Bio-Albinspekt. Fushata synon të arrijë 2 qëllime kryesore: 1. Integrimi dhe punësimi i grave të Njësisë Administrative Manzë 2. Zhvillimi ekonomik…

Objektivi: 846750 ALL

10/04/2022 - 10/09/2022

Shuma deri tani: 333333 ALL

Ofro terapinë e munguar

Sot terapitë për fëmije me nevoja të veçanta, kushtojnë. Prandaj me ndihmën tuaj, do të mundësojmë terapinë e munguar të zhvillimit për fëmijë që nuk kanë mundësi për ta paguar atë. Synojmë të ofrojmë terapinë e munguar për 7 fëmijë. Për një vit rresht, ju me kontributin tuaj i jepni terapinë e rëndësishme të zhvillimit për fëmijë me çrregullime të ndryshme zhvillimi. Do të jenë 2 terapistë që do të merren në mënyrë direkte në formën e terapive individuale për 4 ditë në javë/për 12 muaj. Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, ka 11 vite punë në fushën e terapive…

Objektivi: 490000 ALL

10/04/2022 - 10/09/2022

Shuma deri tani: 284323 ALL

Le t'u japim atyre shpresë

Qëllimi i këtij projekti është të zbusë sadopak situatën aspak të favorshme në dobi të fëmijëve dhe adoleshentëve me aftësi ndryshe në Bashkinë Vau Dejës. Më poshtë janë të listuara qëllimet dhe objektivat specifike. Qëllimi 1: rritja e aftësive kulturore dhe sportive dhe përfshirja sociale e fëmijve dhe adoleshentëve Objektiva 1: në fund të 2022, 10 fëmijë dhe adoleshentë do të jenë përfshirë në aktivitete edukative kulturore dhe sportive. Objektiva 2: në fund të 2022, 10 fëmijë me aftësi ndryshe bashkë me nënat e tyre do të marrin mësime muzike në organo kitarë etj. Objektiva 3: në fund 2022, 10…

Objektivi: 600000 ALL

10/04/2022 - 10/09/2022

Shuma deri tani: 2035000 ALL

Serë për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale

Projekti i serës do të prekë drejtpërdrejt 127 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale midis moshës 6-18 vjeç të cilët studiojnë në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi” në Tiranë. Qëllimi kryesor i projektit është të krijojë një mjedis miqësor mësimor për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale dhe përveç kultivimit të bimëve, ai gjithashtu do t’i ndihmojë ata të rrisin aftësitë për jetën dhe tregun e punës. Qëllimi ynë nuk është thjesht ndërtimi i një sere, por edhe fuqizimi i fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara intelektuale, rritja e mirëqenies së tyre mendore…

Objektivi: 2035000 ALL

10/10/2021 - 10/04/2022

Shuma deri tani: 1285900 ALL

Projekti NE’MO

Projekti NE’MO ideuar për t’u ofruar shërbim personave që kanë kafshë shtëpiake. Qëllimi është ofrimi i kujdesit për kafshët shtëpiake, kur pronarët kanë impenjimet e tyre. NE’MO është dizenjuar të jetë aplikacion online, si edhe fizikisht si pikë e kontaktit të ofruesit dhe marrësit e shërbimit. Në këtë aplikacion pronarët e kafshëve do të kenë mundësinë të përzgjedhin dhe të rezervojnë shërbimin e dëshiruar prej tyre në çdo kohë. Ndërsa të interesuarit për t’u kujdesur për kafshët do të kenë mundësinë të aplikojnë ndërmjet aplikaciacionit dhe të kontrollojnë kërkesat e marra për shërbimin e tyre. Përzgjedhja e personave që dëshirojnë…

Objektivi: 1285900 ALL

10/10/2021 - 10/04/2022

Shuma deri tani: 75724.06 ALL

Edukimi për të Ardhmen

Ndërprerja e shërbimeve arsimore për shkak të situatës së krijuar prej covid-19, ka krijuar një boshllëk të madh me pasoja serioze dhe afatgjata në të nxënit akademik, social dhe emocional. Situata në vend nuk është e njëjtë për të gjitha grup moshat apo kategoritë sociale. Të mësuarit në distancë ishte një metodë plotësisht e re si për stafin akademik ashtu dhe për nxënësit, prindërit të cilët u ndeshën me shumë sfida që nga mungesa e pajisjeve, mungesa e internetit. Këto elemente çuan në krijimin e boshllëqeve akademike, në veçanti tek grup moshat e fëmijëve të familjeve me defiçenca ekonomike. Shkëputja…

Objektivi: 3058000 ALL

10/10/2021 - 10/04/2022

Shuma deri tani: 224400 ALL

Fushata “Kovat Blu” – Kujdes dhe Mbrojtje për të Moshuarit

Të kujdesesh për ata që dikur janë përkujdesur për ne, është një nga nderimet më të larta. Kontribuo për kauzën e “Dorcas Aid International” Albania, që jo vetëm të plotësojmë nevojat bazë për të moshuarit e vetmuar, por t’u qëndrojmë pranë dhe t’u sigurojmë mbështetje njerëzore dhe sociale. Dorcas Aid International Albania nëpërmjet fushatës “Kovat Blu” do të sigurojë ndihmë materiale për 370 të moshuar në zona rurale dhe urbane që jetojnë në kushte të vështira, pa mbështetje, të vetmuar e të braktisur, por mbi të gjitha, do të mundësojë përfshirje sociale dhe prekje njerëzore, të cilën nuk e kanë…

Objektivi: 1374787 ALL

10/10/2021 - 10/04/2022

Shuma deri tani: 34580 ALL

Mobilimi dhe rehabilitimi i laboratorit të informatikës të shkollës 9-vjeçare Hasan Prishtina

Ky projekt ka për qëllim mbledhjen e fondeve për të rehabilituar laboratorin e informatikës që përfshin mobilimin e saj me 15 tavolina nxënësish, 15 karrige, 3 rafte, 1 projektor si edhe pajisjen me 10 kompjutera të rinj të cilët përmirësojnë ndjeshëm mësimdhënien në fushën e IT-së. Shkolla 9-vjecare “Hasan Prishtina” ndodhet në Rrugën “Qemal Stafa” në Njësinë Administrative Nr.3, Tiranë hapësirat akademike të së cilës kompozohen rreth një atriumi qendror, i cili shërben dhe si oborr i jashtëm. Pjesë e ambienteve të shkollës është dhe laboratori i informatikës i cili nuk plotëson kushtet optimale për një hapësirë të tillë akademike…

Objektivi: 1106160 ALL

10/10/2021 - 10/04/2022