Një nga projektet e mbështetura nga dhurimet e publikut në Smile.al është dhe “Gratë dhe Ekonomia e Gjelbërt”me qellim punesimin e nje grupi grash nga zona e Manzes ne bujqesi.
Grupi I grave të Manzës është modeli i parë i një Kooperative Sociale e cila po konsolidohet së bashku me bimën shumëvjeçare të ROZMARINES OFFICINALIS, produkt I cili që prej nisjes së procesit, ka ndikuar në përmirësimin e të ardhurave ekonomike të tyre duke qënë se ky produkt ka kërkesa në tregun vendas dhe të huaj.
Ky projekt i dobishëm për integrimin e këtyre grave në shoqërinë aktive, bëri të mundur realizimin e një biznesi social të qëndrueshëm sepse ka një siperfaqe me një zënie 100% të numrit të bimëve.
Synime të mëtejshme të grupit të grave janë për prodhimin e vajit duke u bazuar në rritjen e katërfishte të kerkesës në treg referuar një viti më parë.
Kjo nismë e bukur u realizua e gjitha falë bujarisë tuaj.
I gjithë procesi ka patur një ndikim edhe në socializimin dhe bashkëpunimin e grupit, si dhe ka bërë të mundur edhe rritjen e tyre në njohuri për edukimin e gruas, pavarësinë ekonomike dhe emancipimin e tyre shoqëror.