Projekti “Le t’u japim atyre shpresë” OJF: Shoqata “Rreze Shprese” – SmileAL

Projekti “Le t’u japim atyre shpresë” OJF: Shoqata “Rreze Shprese”

Falë kontributit tuaj nëpërmjet dhurimeve në platformën Smile.al u bë e mundur nisja dhe zbatimi i projektit “Le t’u japim atyre shpresë”, në Vaun e Dejës, i cili u implemetua nga Shoqata “Rreze Shprese” nën kujdesin e veçantë të kryetares znj. Alma Prendi.

Në eventin e fillim-dhjetorit 2022, u ndjemë shumë ngrohtë nga mikpritja e të zotëve të shtëpisë së madhe që kujdeset për këta fëmijë me nevoja të veçanta dhe jo vetëm.

Kjo nismë e bukur ka në fokus krijimin e një klime solidariteti, integrimi dhe edukimin përmes artit në dobi të fëmijëve & adoleshentëve me aftësi ndryshe dhe me përfshirjen e nxënësve të tjerë tipikë.

Për këtë qëllim u krijua kjo klasë muzikore & sportive në ambientet e shkollës së mesme të bashkuar “Imzot Luçjan Avgustini”, duke qënë se kjo shkollë është shpallur Shkollë Qendër Komunitare.

Në këto ambiente ofrohet mundësia e mësimit të organos dhe kitarës si dhe aktivitete të ndryshme sportive për të mbushur në mënyrë cilësore dhe të organizuar pasditet e fëmijëve dhe adoleshentëve të këtij qarku.

Duke uruar sukses më tej, shpresojmë të kemi vazhdimisht mbështetjen e publikut për projekte të tilla në ndihmë të këtyre fëmijëve. Faleminderit të gjithë dhuruesëve në platformën Smile.al që mundësuan këtë projekt kaq të bukur. 

Kthehu mbrapa