Ojf Implementuese: Rotary Club Tirana
Gëzim i madh për studentët tanë!
Me kënaqësi të madhe, shpallim përfundimin me sukses të Shkollës Verore pranë Universitetit të Bernës në Zvicër, një eksperiencë e paharrueshme për të rinjtë tanë që u mundësua falë dhurimeve bujare të publikut në platformën Smile.al për nismën STEM nga Rotary Club Tirana.
Këtë vit, nxënësit tanë të përzgjedhur, pjesë e një grupi të shkëlqyer studentësh, arritën të përfitojnë nga “Stazhi Veror i Ekselencës 2024”. Gjatë këtij stazhi, që u zhvillua në LHEP (Institutin e Fizikës dhe Laboratorin për Fizikën dhe Energjinë) nga 1 korriku deri më 31 gusht 2024, ata morën pjesë aktive në projekte shkencore, si dhe u angazhuan në aktivitete edukative dhe trajnime të rëndësishme nga disa prej mentorëve me përvojë të gjerë në fushën e shkencës.
Urime të gjithëve për punën e jashtëzakonshme dhe angazhimin e treguar! Jemi krenarë për ju dhe mezi presim të shohim se çfarë do të arrini në të ardhmen!
Misioni ynë i bukur vazhdon.
Dhuro në Smile.al!