Projekti: “Sipërmarrësit e së ardhmes-Laboratoret e Sipërmarrjes në shkolla” – SmileAL

Projekti: “Sipërmarrësit e së ardhmes-Laboratoret e Sipërmarrjes në shkolla”

Ojf implementuese: Junior Achievement of Albania

U inauguruan me sukses Laboratorët e Sipërmarrjes në shkollat 9-vjeçare “Kozma Gjokë Basho” në Pogradec dhe “Nënë Tereza” në Lezhë, në kuadër të projektit “Sipërmarrësit e së ardhmes – Laboratorët e Sipërmarrjes në shkolla”, nga Junior Achievement of Albania.

Në eventet e rastit na u bashkuan drejtues të Fondacionit Credins, institucioneve vendore dhe organizatave implementuese, të cilët kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm. Prania e tyre theksoi angazhimin e palodhur për rininë, duke e bërë këtë ngjarje një simbol të bashkëpunimit dhe solidaritetit për një të ardhme më të ndritur.

Ky projekt i bukur u realizua falë mbështetjes suaj përmes platformës së dashur për shqiptarët, Smile.al. Çdo dhurim nga ju është një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritur për brezin e ri, dhe për këtë ju jemi thellësisht mirënjohës!

Misioni ynë për një komunitet më të mirë vazhdon. 

Dhuro në Smile.al dhe bëhu pjesë e transformimit! 

Kthehu mbrapa