Programi – Rreth Smile.al – SmileAL

Programi – Rreth Smile.al

Çfarë është programi Smile.al?

Për herë të parë në Shqipëri, është krijuar një platformë online, e cila bën të mundur mbledhjen e burimeve online nga publiku – nga kushdo që është i interesuar, kudo ku ndodhet në botë. Burimet përdoren më pas për projekte specifike të ndërmarra nga organet zbatuese. Filozofia thelbësore e mbledhjes së fondeve online është të rrisë vetëdijen në radhët e publikut dhe t’i motivojë njerëzit të kontribuojnë, sa më shumë që të jetë e mundur, në zbatimin e projekteve që janë të nevojshme për shoqërinë shqiptare.

Programet e ndryshme të Smile.al po zbatohen nga organe me histori solide në veprimtari të tilla, përmes faqes së internetit të programit www.smile.al duke shfrytëzuar potencialin e modelit të financimit online. 

Fondet e mbledhura përmes Smile.al do të jenë në formën e dhurimeve.

Çfarë eshte mbledhja e fondeve online nga “publiku”?

Mbledhja e fondeve online nga publiku është një koncept dhe praktikë e thjeshtë, e njohur për mbledhjen e fondeve, me anë të të cilit një subjekt, qoftë individ, biznes apo ndonjë organ tjetër, mund të kontribuojë, në bazë të mundësive të tyre, në natyrë ose me para, për nisma të ndryshme siç Mbledhja e fondeve online nga publiku është një koncept dhe praktikë e thjeshtë, e njohur për mbledhjen e fondeve, me anë të të cilit një subjekt, qoftë individ, biznes apo ndonjë organ tjetër, mund të kontribuojë, në bazë të mundësive të tyre, në natyrë ose me para, për nisma të ndryshme siç është mirëqenia sociale, solidariteti dhe nismat e bizneseve që shpesh përqendrohen në komunitet e në mjedis.

Në vitet e fundit, mbledhja e fondeve online është kthyer në një mjet të vlefshëm për të mbështetur agjencitë, OJQ-të dhe kompanitë në përpjekjet e tyre për të siguruar fondet e nevojshme për përmbushjen e objektivave të tilla si kryerja e veprimtarive që mbështesin mirëqenien e solidaritetin shoqëror, zbatimi i ideve novatore të biznesit, ose mbulimi i nevojave operacionale. Praktika e kërkimit të fondeve nga një numër i madh njerëzish, nga i cili ka dalë edhe termi “mbledhja e fondeve nga publiku”, u shfaq në kufijtë e sistemit tradicional financiar dhe është bërë më e lehtë për t’u realizuar falë përhapjes së internetit. Krahas shpejtësisë e karakterit të drejtpërdrejtë që ofron ky model i mbledhjes së fondeve për prezantimin e një ideje dhe bashkëveprimit me agjencinë që e zbaton atë, një nga avantazhet kryesore të mbledhjes së fondeve në këtë mënyrë janë kostot e ulëta të operimit, mbulimi i gjerë dhe promovimi i projekteve që do të financohen.

Mbledhja e fondeve e motivon publikun të kontribuojë në arritjen e qëllimeve specifike, inkurajon njerëzit që të mbështesin në bazë kolektive e në një mënyrë me të vërtetë praktike çdo sipërmarrje shoqërore ose biznesi që ata mendojnë se meriton mbështetjen e tyre.

Qëllimet

Qëllimi ynë është të aktivizojmë dhe mobilizojmë shoqërinë shqiptare përmes partneriteteve thelbësore dhe të nxjerrim në pah, nëse është e mundur, nevojat sociale nga çdo cep i Shqipërisë duke zhvilluar e mbështetur programe sociale.

Programi Smile.al dhe platforma sociale e kontributeve online paraqesin fushat e tematikat e rëndësishme që kanë nevojë për përmirësim. Vizioni i Smile.al sillet në jetë falë bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me Organizatat e Shoqërisë Civile dhe Partnerët Socialë.

Përmes programit tonë, ne aspirojmë të bëhemi një vatër dinamike njohurish, bashkëpunimi dhe veprimi për shoqërinë civile.

Qëllimet e programit janë:

  • Nxjerrja në pah e nevojave e projekteve novatore shoqërore nga çdo cep i Shqipërisë 
  • Mbështetja dhe mobilizimi i burimeve nga donatorët individë dhe institucionalë
  • Zbatimi i projekteve shoqërore dhe fushatave me transparencë e përgjegjshmëri
Tematika

Programi mbulon projekte që janë të fokusuara në shtatë fusha të ndryshme:

1) Mirëqenia dhe solidariteti, 

2) Promovimi i trashëgimisë kulturore, 

3) Mjedisi, 

4) Sipërmarrja sociale, 

5) Edukimi dhe trajnimet, 

6) Veprimtaritë sportive.

7) Sipermarrje inovative

Partnerët Strategjikë

Programi Smile.al mbështetet nga biznese, organizata dhe fondacionet ndërkombëtare si Partners Albania, Credins Bank, Grand Thornton Albania, Fondacioni Vodafone Albania.

Të gjitha këto institucione kontribuojnë në program duke ofruar njohuritë e tyre, por njëkohësisht edhe duke shfrytëzuar potencialin e platformës për mbledhjen e fondeve online, me qëllim që t’i shtrijnë dhe rrisin burimet për projektet ose projektet që kanë mbështetjen e tyre.

Agjencitë zbatuese të Smile.al

Të gjitha projektet zbatohen nga një agjenci e veçantë, OJF dhe Fondacione. Fillimisht, agjencitë zbatuese paraqesin propozimet e tyre për mbledhjen e fondeve online, të cilat përmbajnë të gjithë parametrat kryesore, si kostot, përfituesit e projektit, afatin e zbatimit dhe të tjera.

Kontributi i agjencive zbatuese në këtë program është vendimtar, pasi njohuritë e tyre, përvoja dhe kompetenca shkencore do të shërbejnë si garanci që rezultatet e çdo projekti të jenë të suksesshme, dhe që burimet e mbledhura të shpërndahen dhe administrohen në mënyrë efikase. 

Organet institucionale të Smile.al

Për të pasur një planifikim dhe administrim sa më efikas të projekteve të programit Smile.al, janë krijuar organet e mëposhtme:

  • Komiteti i Strategjisë: Përbëhet nga të paktën 5 anëtarë, individë dhe subjekte ligjore që kontribuojnë dhe/ose mbështesin duke siguruar fonde për programin smile.al. Ky komitet mblidhet të paktën dy herë në vit, monitoron e vlerëson progresin e programit, miraton organet zbatuese për secilën tematikë, miraton projektet e propozuara herë pas here, përgatit udhëzime për Komitetin Drejtues dhe propozon tematika e veprimtari të tjera.
  • Komiteti Drejtues: Ky komitet krijohet me vendim të Këshillit Drejtues të Fondacionit Credins dhe ka për detyrë të koordinojë, drejtojë dhe menaxhojë programin. Detyrat e tij kryesore janë: përzgjedhja e njësive zbatuese dhe e projekteve, paraqitja e propozimeve në Komitetin e Strategjisë, monitorimi i afatit të zbatimit, koordinimi i të gjitha agjencive të përfshira në proces, promovimi i programit, përzgjedhja e auditorit të pavarur të certifikuar, përgatitja dhe prezantimi në Komitetin e Strategjisë e raporteve të zhvillimit, vlerësimit dhe monitorimit.
Projektet e Smile.al

Smile.al mbështet projekte që plotësojnë kritere të caktuara, të cilat, pas një vlerësimi të kujdesshëm, përzgjidhen nga Komiteti i Strategjisë.

Përdoruesi i platformës së mbledhjes së fondeve online mund të shikojë projektet që janë në proces, të përzgjedhë njërin (ose disa) për të cilat ka interes dhe, më pas, mund të ndjekë hapat e përcaktuara për të dhuruar shpejt e saktë dhe me transparencë të plotë.

Përveç kësaj, në një seksion të veçantë të platformës shfaqen projektet e përfunduara së bashku me informacionet për fondet e mbledhura dhe afatin e përfundimit.

Përmes një ftese publike, Smile.al fton të gjitha palët e interesuara (personat juridikë) që të dorëzojnë aplikimet, me qëllim për të përfshirë në program projektet e reja. Në përputhje me rregulloren e Smile.al, përzgjedhja përfundimtare e projekteve bazohet në vlerësimin e kritereve specifike, një proces që bëhet i mundur përmes ndihmës së një ekipi ekspertësh nga fusha të ndryshme shkencore e profesionale.

Shtyllat e besimit

Programi Smile.al karakterizohet nga transparenca e plotë dhe kontrolli që sigurohet përmes tij. Ai është i bazuar në një rregullore, në të cilën përcaktohen në mënyrë të hollësishme qëllimi i programit, mënyra e operimit të tij, dhe organet që merren me drejtimin dhe marrin vendime lidhur me projektet e zbatuara.

Projektet auditohen nga auditori, një shoqëri ndërkombëtare auditimi që i ofron këtij Programi shërbimet e saj pa pagesë. Për pasojë, kjo shoqëri luan një rol shumë të rëndësishëm në përmbushjen e qëllimeve të Programit. Në përputhje me rrethanat, sigurohen kësisoj edhe shtyllat kryesore të besimit të Smile.al, që janë transparenca e përgjegjshmëria.

Veçoritë e përmendura më lart bëjnë të mundur që programi Smile.al të përmbushë qëllimet e tij dhe t’i përmbahet objektivit: të jetë një program i organizuar dhe i besueshëm që respekton të gjitha donacionet e ofruara nga publiku.