Politika për “Cookies” – SmileAL

Politika për “Cookies”

Në këtë politikë shpjegohet përdorimi i cookies

Njoftimi për Cookie 

Duhet të jeni të vetëdijshëm që kur i pranoni apo i përdorni përmbajtjet, produktet dhe shërbimet tona, ne mund të mbledhim informacione nga pajisja juaj përmes përdorimit të ‘cookies’. Cookies kanë funksione të ndryshme dhe kjo politikë ka për qëllim të ofrojë një kuptim më të mirë për sa më poshtë: 

  • Çfarë janë “cookies”
  • Pse i përdorim “cookies”
  • Si i përdorim “cookies”
  • Si mund të kontrollohet përdorimi i “cookies”?

Çfarë janë “cookies”?

“Cookies” janë skedule në formë teksti me sasi të vogla informacionesh që shkarkohen në pajisjen tuaj kur vizitoni një faqe interneti. “Browser”-i juaj i bën të disponueshme “cookies” sa herë që vizitoni faqen tonë të internetit. Më poshtë, do të mësoni për mënyrën e kontrollimit të përdorimit të “cookies”.

Pse i përdorim “cookies”?

“Cookies” përdoren nga faqet tona të internetit për të përmirësuar përvojën tuaj online dhe për t’u kujdesur që përmbajtja e funksionet e duhura të ofrohen e të përdoren në mënyrë sa më efektive.

Si i përdorim “cookies”?

Kur futeni në faqen e internetit Smile.al, ju do të merrni automatikisht disa informacione lidhur me mënyrën e përdorimit të saj. Mes këtyre informacioneve mund të jetë URL-ja e faqes së internetit që ju lidhi me faqen në fjalë, adresa juaj IP dhe faqet që ju vizitoni në Smile.al. Adresa IP tregon vendndodhjen e kompjuterit tuaj në internet. Ne regjistrojmë aktivitetin e secilit përdorues duke iu referuar adresës IP të lidhjet (eve) të internetit që ata përdorin për t’u futur në Smile.al. falë këtyre regjistrimeve ne mund t’i ndalojmë përdoruesit që shkelin rregullat e komunitetit Smile.al, të cilat janë të parashikuara në Kushtet e Përdorimit duke mos i lejuar adresat e tyre IP që të lidhen me faqen e internetit. Ju lutem, na dërgoni e-mail në adresën info@smile.al, në rast se mendoni që adresa IP që ju përdorni për t’u futur në Smile.al është bllokuar gabimisht.

Gjithashtu, ne mund të ruajmë informacione lidhur me përdorimin tuaj të “cookies” (skedule që ne dërgojmë në kompjuterin tuaj ose në pajisje të tjera aksesi), të cilat ne mund t’i përdorim, kur ju ta vizitoni faqen tonë në të ardhmen. Kjo bëhet me qëllim që ju të njiheni si përdorues sa herë që ta vizitoni këtë faqe interneti nga e njëjta pajisje apo web Browser.

Në rast se doni t’i fshini “cookies” që janë në kompjuterin tuaj, ju lutemi referojuni udhëzimeve për softuerin e menaxhimit të dosjeve tuaja, me qëllim për përcaktuar vendndodhjen e dosjes apo direktorisë ku janë ruajtur “cookies”.

Informacionet për fshirjen apo kontrollimin e “cookies” do t’i gjeni në Faqen e internetit www.allaboutcookies.org. Duhet të keni parasysh se nëse i fshini “cookies” ose i çaktivizoni ato në të ardhmen, ju nuk do të keni mundësi të vizitoni fusha apo faqe të caktuara në faqen tonë të internetit.

Në rast se zgjidhni që të mos gjurmoheni nga Analitika e Google në të gjitha faqet e internetit, vizitoni http://tools.google.com/dlpage/gaoptout.

Për qëllime marketingu, be përdorim informacione nga reklamat e bazuara në interesin e Google ose informacione nga audienca e palëve të treta (si mosha, gjinia dhe interesat).

Si mund të kontrolloni përdorimin e “cookies”?

Ju mund t’i ndryshoni parametrat e Browser-it me qëllim që të bllokoni një pjesë ose të gjitha “cookies”. Për ta bërë këtë, ndiqni udhëzimet e dhëna nga web browser-i juaj i preferuar. Për lehtësi referimi, ne ju kemi dhënë më poshtë emrat e adresave të internetit, ku mund të gjeni udhëzime për heqjen dhe fshirjen e “cookies: nga disa prej web browser-at më të zakonshëm. Ju lutem, kini parasysh se nëse i bllokoni “cookies” nga faqet tuaja të internetit, funksionet e disave apo e të gjithave mund të mos kryhen si duhet:

Përdoruesit e telefonave celularë mund t’u duhet t’i referohen manualit të tyre të telefonit për të marrë sa më shumë detaje lidhur me bllokimin e “cookies” kur përdorin browserin e telefonit të tyre.

Na kontaktoni

Në rast se keni ndonjë pyetje me mënyrën se si ne i përdorim “Cookies”,ju mund të na kontaktoni në adresën tonë të e-mailit [email protected]