Programi Smile.al është një nismë pioniere për të promovuar bankingun social dhe zhvillimor.
Për herë të parë në Shqipëri, është krijuar një platformë online, e cila bën të mundur mbledhjen e burimeve online nga publiku – nga kushdo që është i interesuar, kudo ku ndodhet në botë. Burimet përdoren më pas për projekte specifike të ndërmarra nga organet zbatuese. Filozofia thelbësore e mbledhjes së fondeve online është të rrisë vetëdijen në radhët e publikut dhe t’i motivojë njerëzit të kontribuojnë, sa më shumë që të jetë e mundur, në zbatimin e projekteve që janë të nevojshme për shoqërinë shqiptare.
Programet e ndryshme të Smile.al po zbatohen nga organe me histori solide në veprimtari të tilla, përmes faqes së internetit të programit www.smile.al duke shfrytëzuar potencialin e modelit të financimit online.
Fondet e mbledhura përmes Smile.al do të jenë në formën e dhurimeve.
Mbledhja e fondeve online nga publiku është një koncept dhe praktikë e thjeshtë, e njohur për mbledhjen e fondeve, me anë të të cilit një subjekt, qoftë individ, biznes apo ndonjë organ tjetër, mund të kontribuojë, në bazë të mundësive të tyre, në natyrë ose me para, për nisma të ndryshme siç është mirëqenia sociale, solidariteti dhe nismat e bizneseve që shpesh përqendrohen në komunitet e në mjedis.
Në vitet e fundit, mbledhja e fondeve online është kthyer në një mjet të vlefshëm për të mbështetur agjencitë, OJQ-të dhe kompanitë në përpjekjet e tyre për të siguruar fondet e nevojshme për përmbushjen e objektivave të tilla si kryerja e veprimtarive që mbështesin mirëqenien e solidaritetin shoqëror, zbatimi i ideve novatore të biznesit, ose mbulimi i nevojave operacionale. Praktika e kërkimit të fondeve nga një numër i madh njerëzish, nga i cili ka dalë edhe termi “mbledhja e fondeve nga publiku”, u shfaq në kufijtë e sistemit tradicional financiar dhe është bërë më e lehtë për t’u realizuar falë përhapjes së internetit. Krahas shpejtësisë e karakterit të drejtpërdrejtë që ofron ky model i mbledhjes së fondeve për prezantimin e një ideje dhe bashkëveprimit me agjencinë që e zbaton atë, një nga avantazhet kryesore të mbledhjes së fondeve në këtë mënyrë janë kostot e ulëta të operimit, mbulimi i gjerë dhe promovimi i projekteve që do të financohen.
Mbledhja e fondeve e motivon publikun të kontribuojë në arritjen e qëllimeve specifike, inkurajon njerëzit që të mbështesin në bazë kolektive e në një mënyrë me të vërtetë praktike çdo sipërmarrje shoqërore ose biznesi që ata mendojnë se meriton mbështetjen e tyre.
Qëllimi ynë është të aktivizojmë dhe mobilizojmë shoqërinë shqiptare përmes partneriteteve thelbësore dhe të nxjerrim në pah, nëse është e mundur, nevojat sociale nga çdo cep i Shqipërisë duke zhvilluar e mbështetur programe sociale.
Programi Smile.al dhe platforma sociale e kontributeve online paraqesin fushat e tematikat e rëndësishme që kanë nevojë për përmirësim. Vizioni i Smile.al sillet në jetë falë bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me Organizatat e Shoqërisë Civile dhe Partnerët Socialë.
Përmes programit tonë, ne aspirojmë të bëhemi një vatër dinamike njohurish, bashkëpunimi dhe veprimi për shoqërinë civile.
Programi mbulon projekte që janë të fokusuara në gjashtë fusha të ndryshme:
1) Mirëqenia dhe solidariteti,
2) Promovimi i trashëgimisë kulturore,
3) Mjedisi,
4) Sipërmarrja sociale,
5) Edukimi dhe trajnimet,
6) Veprimtaritë sportive,
7) Sipermarrje inovative.