Lajme të mira na vijnë nga Turqia! – SmileAL

Lajme të mira na vijnë nga Turqia!

Falë ndjeshmërisë suaj duke kontribuar në Smile.al, u mundësua dhënia e ndihmave materiale për popullin turk, pas tërmetit shkatërrues të 14 shkurtit të këtij viti. 

Në bashkëpunim me Caritas Shqiptar dhe Caritas Internationals, në zonën jugore të vendit Anatoli në qytetet Hataj, Pazarcik dhe Kahramanmaras vazhdojnë të shpërndahen tek familjet e dëmtuara strehim, paketa ushqimore, materiale higjenike, veshje, medikamente dhe shumë gjëra të nevojshme jetike. 

Familjet e prekura janë asistuar gjithashtu me përkujdesje psikologjike nga profesionistë.

Falenderime të përzemërta për të gjithë dhuruesit!

Kthehu mbrapa