Ndihmë financiare për tërmetin në Turqi – SmileAL

Ndihmë financiare për tërmetin në Turqi

U finalizua me sukses mbledhja e fondeve prej 1.8 Milion Lekë për projektin “Ndihmë financiare për tërmetin ne Turqi” hedhur në platformën Smile.al, nga Caritas Shqiptar. 

Kalimi I fondeve të cilat do të përdoren  për të mbështetur direkt familjet e dëmtuara nga tërmeti i 14 shkurtit të këtij viti në zonën jugore të vendit, përkatësisht në qytetet Hataj , Pazarcik dhe Kahramanmaras, u përmbyll me  firmosjen e marrëveshjes nga përfaqësuesit respektivë të dy institucioneve, Znj. Elvana Hana, Drejtore e Përgjithshme e Fondacionit Credins dhe Znj. Juliana Reso, Drejtore e Përgjithshme e Caritas Shqiptar, Fondet do t’i dhurohen Konfederatës Caritas Internationals, e cila po operon në Turqi në ndihmë të kësaj situate të vështirë.

Shprehim mirënjohjen tonë për solidaritetin e shqiptarëve nga kudo ku dhuruan, duke treguar edhe njëherë ndjeshmërinë dhe vlerat tona si komb.

Kthehu mbrapa