Projekti-Dhuro dhe Festo – SmileAL

Projekti-Dhuro dhe Festo

Ojf implementuese- World Vision Albania

Falë mbështetjes suaj  me dhurime për “Dhuro dhe Festo”nga World Vision në platformën Smile.al, u bë e mundur që Roeli , i cili jeton në Durrës në familjen e dajës së tij që pas humbjes së nënës, të gëzonte si asnjëherë më parë, duke realizuar kështu ëndrrën e vogëlushit për të festuar ditëlindjen e tij me miqtë e shkollës. 

Dëshira e tij e fshehur pas fikjes së qirinjve u realizua me dhurimin e një biçiklete të cilën e kishte ëndërruar prej kohësh.

Në bashkëpunim me stafin e shkollës, të afërmve të Roelit dhe animatorëve sociale, ditëlindja e një fëmije i cili po rritet pa praninë e prindërve, u bë e bukur dhe e kompletuar.

Misioni ynë i bukur vazhdon.

Dhuro në Smile.al

Kthehu mbrapa