Projekti “Dhuro dhe Festo” – SmileAL

Projekti “Dhuro dhe Festo”

Ojf Implementuese- World Vision Albania

Dhurimet tuaja në platformën Smile.al në kuadër të nismës “Dhuro dhe Festo”, bënë të mundur që binjakët Endriti dhe Endrita të gezonin duke e ndarë ditën e tyre të lindjes me shokët dhe shoqet e klasave të 2-ta si dhe me mësues të tyre. 

Vogëlushët janë pjesëtarë të një familjeje të madhe së bashku me nënën dhe 3 motrat e mëdha, të cilat gjithashtu ishin pjesë e aktivitetit festiv. 

Në ambientet e shkollës, ku animatorët veshur me kostumet e personazheve Iron Man dhe Barbie organizuan lojën e ditëlindjes, festuam bashkë me kërcime dhe muzikë. Në bashkëpunim me stafin e shkollës, familjes së Roelit dhe animatorëve socialë, ditëlindja e binjakëve të cilët nuk e kanë njërin prind, u bë më e bukur dhe e kompletuar. Për më tepër, dy fëmijët përfituan dhe nga një bicikletë dhuratë, për t’i shërbyer mirëqenies së tyre fizike.

Misioni ynë i bukur vazhdonDhuro në Smile.al

Kthehu mbrapa