Projekti-Fëmijë aktivë, fëmijë të shëndetshëm – SmileAL

Projekti-Fëmijë aktivë, fëmijë të shëndetshëm

Ojf zbatuese- Kryqi I Kuq Shqiptar

“Shëndeti nuk është gjithçka, por pa shëndetin gjithçka është asgjë” ishin fjalët përmbyllëse të trajnimit teorik e praktik për mësuesit e edukimit fizik nga shkollat 9 vjeçare të disa qyteteve të Shqipërise, organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar në kuadër të projektit “Fëmijë aktivë, fëmijë të shëndetshëm”.

Ky projekt i bukur u realizua falë donacioneve tuaja në platformën Smile.al, tashmë e dashur për mbarë publikun.

Pjesëmarrësit nga Korça, Kavaja, Pogradeci, Gramshi, Dibra, Lushnja, Laçi, Kuçova, Elbasani, Lezha, Librazhdi, Tirana, Shkodra, Shijaku etj, morën njohuri specifike  në zgjerimin e mënyrave të trajnimit të nxënësve  për t’u mësuar një rutinë më të shëndetshme larg jetës sedentare e për të edukuar kështu një brez të ri më të ndërgjegjshëm rreth rëndësisë së aktivitetit fizik në përditshmëri.

Dëshirojmë të falenderojmë stafin e KKSH dhe prof. Rauf Dimraj për përkushtimin dhe atmosferën pozitive e plot energji që përcollën tek të gjithë ne.

Misioni ynë i bukur vazhdon.

Dhuro në Smile.al

Kthehu mbrapa