Projekti “Kovat Blu” OJF: Dorcas Aid International Albania – SmileAL

Projekti “Kovat Blu” OJF: Dorcas Aid International Albania

Dorcas Aid Albania realizoi me sukses implementimin e fushatës “Kovat Blu”, në mbështetje të 370 të moshuarve që jetojnë vetëm e në kushte jo të favorshme, në qarkun e Korçës, projekt I cili u implementua nëpërmjet mbledhjes së fondeve nga publiku në platformën Smile.al.

Impakti që kjo fushatë pati në përfshirjen e komunitetit të gjerë, na bën të besojmë se forca dhe dëshira njerëzore për të ndihmuar ata që janë në nevojë, mbetet ende një nga tiparet më të mira të shoqerisë shqiptare.

Mbështetja e publikut inkurajon angazhimin e vazhdueshëm për të arritur qëllimin tonë human. 

Faleminderit dhe mirënjohje çdokujt që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi nëpërmjet dhurimit në Smile.al

Kthehu mbrapa