Projekti: “Mbështetje për gratë dhe fëmijët e dhunuar” – SmileAL

Projekti: “Mbështetje për gratë dhe fëmijët e dhunuar”

(OJF zbatuese- Forumi I Gruas ELBASAN)

Në kuadër të zbatimit me sukses të projektit “Mbështetje për gratë dhe fëmijët e dhunuar” falë dhurimeve tuaja në platformën Smile.al, një nënë dhe 5 fëmijët e saj përfituan ndihmë direkte për shërbime të ndryshme si: mbështetje dhe asistencë ligjore, shërbim psiko-social si dhe paketë me veshje e ushqime. Të tjera gra dhe fëmijë do përfitojnë mbështetje falë fondeve të mbledhura në Smile.al

Duke uruar me zemër që ky të jetë një fillim i mbarë i një kapitulli të ri për çdo grua të dhunuar, mbetemi falenderues ndaj të gjithë dhuruesve që bënë të mundur lehtësimin sadopak të situatës së rënduar për këtë familje.

Misioni ynë vazhdon.

Dhuro në Smile.al

Kthehu mbrapa