Projekti: “Rrugëtim I ndryshëm, I njëjti destinacion” – SmileAL

Projekti: “Rrugëtim I ndryshëm, I njëjti destinacion”

OJF implementuese: Shoqata OrArt

Me shumë kënaqësi dëshirojmë të ndajmë me ju momente të veçanta nga realizimi me sukses i projektit “Rrugëtim i ndryshëm, i njëjti destinacion” mundësuar nga dhurimet tuaja nëpërmjet platformës tashmë të dashur për mbarë publikun, Smile.al

Ky projekt i bukur u kurorëzua me shfaqjen teatrale “Shi në plazh”, me protagonistë fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, organizuar nga shoqata “OrArt”. 

Përmes këtyre nismave synohet evidentimi i talenteve të fshehura e inkurajimi i këtyre fëmijëve që pasionin e potencialin e tyre në këtë fushë ta shohin si një profesion të ardhshëm, për të patur një mundësi më shumë në integrimin e tyre në shoqëri. 

Misioni ynë i bukur vazhdon.

Dhuro në Smile.al

Kthehu mbrapa