Ojf zbatuese- Fondacioni ALO! Mik
Përmes mbështetjes së ngritur falë dhurimeve tuaja në platformën Smile.al, u implementua me sukses projekti “Trauma në fëmijërinë”,nga Fondacioni “Alo! Mik” me synim përmirësimin e kujdesit për fëmijët e ekspozuar ndaj traumës.
Në sajë të kontributit tuaj u mundësuan:
- 140 komplete mjetesh përballuese për fëmijë, të dhuruara në 10 qendra të ndryshme, përfshirë dhe ate te Alo ! Mik
- 6 kënde rregulluese të përgatitura për 6 qendra nëpër Shqipëri (Tiranë, Durrës, Korçë, Gjirokastër, Elbasan)
- 50 kurrikula vetërregulluese në ndihmë të trajnuesve
- 2 komplete portative terapie loje
Së bashku me punonjës socialë, mësues e psikologë në disa qendra ditore dhe rezidenciale, u zhvilluan aktivitete psiko-sociale, për të ndërtuar/përforcuar vetërregullimin emocional të fëmijëve, me fokus të veçantë tek fëmijët që kanë përjetuar situatë të rëndë në marrëdhënie, duke ndikuar kështu pozitivisht në zbutjen e efektit të traumës në jetët e tyre.
Misioni ynë i bukur vazhdon.
Dhuro në Smile.al