Projekti: “Serë për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale” OJF: Shoqata Përtej Barrierave – SmileAL

Projekti: “Serë për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale” OJF: Shoqata Përtej Barrierave

Shumë gëzim në sytë e fëmijëve të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Tiranë, që na mikpritën në inaugurimin e serës së tyre të re, e cila u mundësua nga dhurimet tuaja. Ne event morën pjesë dhe znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit dhe Sportit,  përfaqësues të Bashkisë Tiranë, Drejtorisë Arsimore, stafi dhe fëmijë të shkollës, prindërit e tyre, vullnetarët dhe miqtë e Përtej Barrierave.

Kjo serë mësimore, e para e ketij lloji, do t’u ofrojë nxënësve të shkollës speciale edukim alternativ praktik për kopshtari dhe hortikulturë por jo vetëm. Në serë duke bashkëvepruar me njëri-tjetrin, me mësuesit dhe vullnetarët krijohet një mjedis miqësor për edukimin e tyre, i cili ndikon ne rritjen e mirëqenies mendore dhe fizike të nxënësve dhe i lejon ata të përmirësojnë sadopak aftësitë e tyre motorike dhe shqisore.

Nga ajo ditë shtatori 2022 e deri sot ky ambient po dëshmon çdo ditë se sa frutdhënëse janë nisma të kësaj natyre në dobi të edukimit dhe integrimit të këtyre fëmijëve specialë në shoqëri. Falenderojmë të gjithë ata që kanë dhuruar në platformën Smile.al duke mundësuar realizimin e këtij projekti kaq të bukur dhe të qëndrueshëm, I cili do përdoret nga shumë fëmijë ndër breza të kësaj shkolle.

Kthehu mbrapa