Përfundon me sukses projekti “Mbështet si një maratonomak” – SmileAL

Përfundon me sukses projekti “Mbështet si një maratonomak”

Një nga projektet e përfunduara me sukses në platformën Smile.al është dhe “Mbështet si një maratonomak”, lançuar nga Fondacioni “Down Syndrome Albania”. Për realizimin e këtij projekti u mblodh një buxhet në vlerën prej 360,800 All nga 660,000 All të synuara, për të cilat u shprehim falenderimet tona të gjithë kontribuesve. 

Për të rritur transparencën ndaj cdo dhuruesi, ditët e fundit patëm kënaqësinë të ndodheshim në Qendrën “ProPak”, pjesë e këtij fondacioni, ku znj. Flavia Shehu, drejtuese në këte institucion dhe znj. Mirela Juka, menaxhere projektesh pranë FDSA na prezantuan me një pjesë te fëmijëve që përfituan trajtimin terapeutik fizik dhe zhvillimor ne sajë te ketij projekti. 

Terapi të tilla ndihmojnë një individ me sindromën down të zhvillojë dhe të përmirësojë aftësitë konceptuale, aftësitë motorike, aftësitë e gjuhës dhe komunikimit, aftësitë socio-emocionale dhe vetë-ndihmëse. Gjithashtu, nëpërmjet kësaj terapie fëmija do të mësojë procesin e veshjes-zhveshjes, procesin e ushqyerjes si dhe aftësi të lojës dhe ndërveprimit me bashkëmoshatarët. Qëllimi i kësaj terapie është zhvillimi i potencialit të fëmijës, në mënyrë që të arrijë pavarësi personale, sociale dhe akademike.

Ky projekt I bukur, u mundësua në sajë të të parës dhe të vetmes platformë për mbledhje fondesh nga publiku Smile.al. Projekte të tjera të bukura janë aktualisht në platformë, ndaj ftojmë të gjithë individët dhe bizneset të dhurojnë sadopak për të kontribuar të gjithë bashkë për një shoqëri më të mirë. 

Tiranë, prill 2023

Kthehu mbrapa