Projektet që mund të jenë pjesë e platformës Smile.al – SmileAL

Projektet që mund të jenë pjesë e platformës Smile.al

Smile.al mbështet projektet që plotësojnë kritere specifike, të cilat përzgjidhen nga Komiteti i Strategjisë pas kryerjes së një vlerësimi të kujdesshëm. Çdo projekt në vijim lançohet në platforme, duke i dhënë mundësinë çdo personi brenda apo jashtë Shqipërisë, të japë kontributin e vet personal në natyrë ose para. 

Përdoruesi i platformës së mbledhjes së fondeve online mund të shikojë projetet që janë duke u realizuar, mund të zgjedhë projektin për të cilin është i interesuar dhe pas kësaj, duhet të ndjekë hapat për të dhuruar, lehtë, shpejt dhe me transparencë të plotë.

Gjithashtu, në një rubrikë të veçantë të platformës tregohen projektet e përfunduara së bashku me informacionet për fondet e mbledhura dhe kohën e mbylljes së tyre.

Me anë të një Ftese Publike të publikuar në platformën Smile.al ftohen palët e interesuara (personat juridikë) të dorëzojnë aplikimet e tyre. Në përputhje me rregulloren Smile.al, përzgjedhja përfundimtare e veprimeve bazohet në vlerësimin e kritereve specifike, me ndihmën e një ekipi ekspertësh nga fusha të ndryshme shkencore e profesionale, me një ekperience të gjatë në menaxhim dhe vleresim projektesh. 

Transparenca dhe kontrolli

Programi Smile.al karakterizohet nga transparenca e plotë dhe kontrolli që ky program ofron. Programi zbatohet në përputhje me një rregullore që përcakton në detaje qëllimin dhe mënyrën e saj të veprimit, si dhe organet që menaxhojnë dhe marrin vendime në lidhje me veprimet e zbatuara.

Veprimet kontrollohen nga Grant Thornton, një firmë ndërkombëtare auditimi që ofron shërbimet e saj falas për Programin, duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e qëllimeve të programit. Për pasojë, sigurohet që programi Smile.al të ketë transparencë dhe përgjegjshmëri sa më të madhe, të cilat janë edhe pikat e tij kryesore të forta.

Karakteristikat e lartpërmendura bëjnë të mundur që Smile.al të arrijë qëllimet e tij dhe t’i përmbahet angazhimit të tij: të jetë një program i organizuar e i besueshëm që respekton çdo dhurim të ofruar nga publiku.

Kthehu mbrapa