Projekti: “Mbështetje për gratë dhe fëmijët e dhunuar” – SmileAL

Projekti: “Mbështetje për gratë dhe fëmijët e dhunuar”

Ojf zbatuese: Forumi i Gruas Elbasan

Vizituam dje strehën e “Forumi i Gruas Elbasan’, ku u takuam me drejtoreshën, stafin e kësaj organizate dhe disa nga gratë përfituese të fondeve të mbledhura falë dhurimeve tuaja në Smile.al për projektin “Mbështetje për gratë dhe fëmijët e dhunuar” në zona të qarkut të Elbasanit.

Në kushtet e një situate të pasigurt menjëherë pas divorcit për këto nëna dhe fëmijët e tyre, nëpërmjet kësaj nisme u arrit mbështetja me një paketë financiare për të përballuar minimalisht një periudhë një mujore (qera, pagesë energji/ujë, ushqime,veshje, medikamente).

Duke falenderuar të gjithë ju që mundësuat lehtësimin sadopak të situatave të vështira, urojmë nga zemra që ky të jetë një fillim i ri sa më i mbarë për çdo grua në të tilla rrethana.

Të drejtat, vlerat dhe integrimi i gruas në shoqërinë shqiptare mbeten në fokus të nismave tona.

Misioni ynë vazhdon.

Kthehu mbrapa