Projekti – OriginAl – SmileAL

Projekti – OriginAl

Ojf – Germin NGO

Këtë verë 50 të rinj shqiptarë të diasporës patën mundësinë të udhëtonin drejt Shqipërisë e Kosovës për t’u rilidhur me rrënjët e tyre e për të njohur e admiruar nga afër traditat, kulturën e bukuritë e mëmëdheut. 

Ne kuadër të projektit OriginAL, një pjesë e financimit u arrit falë mbledhjes me sukses të fondeve nëpërmjet dhurimeve tuaja në platformën Smile.al. Qëllimi i OriginAL është të ofrojë një eksperiencë unike dhe ndryshuese për të rinjtë shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës në një udhëtim magjepsës drejt atdheut për t’i frymezuar ata të jenë pjesë e një komuniteti global shqiptar. 

Një ceremoni mikpritëse për 50 të rinjtë pjesëmarres, u zhvillua në muajin gusht pranë ambienteve të Credins bank. Ata u njohën mbi aktivitetet e dhurimeve të Smile.al, platforma e vetme online crowdfunding në Shqipëri, si dhe për përgjegjësinë korporative të Credins bank. Mes shkëmbimeve të eksperiencave edhe nga të ftuar specialë që kanë qenë pjesë e projekteve të Smile.al, të rinjtë ndanë ide të reja dhe mjaft interesante për zhvillimin e donacioneve nga kjo platformë.

Kthehu mbrapa