27 Shtator, 2023
Gabrieli dhe Rafaeli janë binjakët që festuan 9-vjetorin e tyre si kurrë më parë pranë familjarëve e shokëve, përmes donacioneve tuaja në platformën Smile.al me projektin “Dhuro dhe Festo”. Jemi të lumtur që edhe këtë herë ia dolëm të lumturonim këta dy vogëlushë në ditën e tyre të shënuar e mbetemi falenderues ndaj të gjithëve ju që mundësuat këtë festë të bukur duke dhuruar për këtë projekt në platformën Smile.al Misioni ynë vazhdon! Dhuro për një buzëqeshje.
Lexo më shumë >>
26 Shtator, 2023
(OJF zbatuese- Forumi I Gruas ELBASAN) Në kuadër të zbatimit me sukses të projektit “Mbështetje për gratë dhe fëmijët e dhunuar” falë dhurimeve tuaja në platformën Smile.al, një nënë dhe 5 fëmijët e saj përfituan ndihmë direkte për shërbime të ndryshme si: mbështetje dhe asistencë ligjore, shërbim psiko-social si dhe paketë me veshje e ushqime. Të tjera gra dhe fëmijë do përfitojnë mbështetje falë fondeve të mbledhura në Smile.al Duke uruar me zemër që ky të jetë një fillim i mbarë i një kapitulli të ri për çdo grua të dhunuar, mbetemi falenderues ndaj të gjithë dhuruesve që bënë të…
Lexo më shumë >>
26 Shtator, 2023
Falë ndjeshmërisë suaj duke kontribuar në Smile.al, u mundësua dhënia e ndihmave materiale për popullin turk, pas tërmetit shkatërrues të 14 shkurtit të këtij viti. Në bashkëpunim me Caritas Shqiptar dhe Caritas Internationals, në zonën jugore të vendit Anatoli në qytetet Hataj, Pazarcik dhe Kahramanmaras vazhdojnë të shpërndahen tek familjet e dëmtuara strehim, paketa ushqimore, materiale higjenike, veshje, medikamente dhe shumë gjëra të nevojshme jetike. Familjet e prekura janë asistuar gjithashtu me përkujdesje psikologjike nga profesionistë. Falenderime të përzemërta për të gjithë dhuruesit!
Lexo më shumë >>
Nuk ka ende asnjë evente.